Lajmi i fundit

Vijon marshimi në rrugët e Tiranës/ Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Intervista e Pacollit që u kthye në vetë-akuzë, Vangjeli: Pranoi skemën e përqindjeve, prokuroria duhej të vepronte

22:30, 18/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE”, analisti Lorenc Vangjeli komentoi intervistën e biznesmenit Behgjet Pacolli, duke e cilësuar atë si një vetë-akuzë të hapur, ndërsa theksoi se prokuroria duhej të kishte ndërhyrë menjëherë pas deklaratave të tij.

Sipas Vangjelit, ajo që Pacolli pranoi publikisht lidhur me skemën e përqindjeve ishte tronditëse dhe përbënte bazë të mjaftueshme për veprim nga organet e drejtësisë.

“Intervista e Pacollit ishte një auto-aktakuzë. Ishte e pabesueshme ajo që thoshte vetë, sepse pranonte skemën e përqindjeve dhe mënyrën sesi funksiononte gjithë mekanizmi,” u shpreh Vangjeli.

Nga ana e tij, moderatori Çim Peka theksoi se vetëm mbi bazën e asaj interviste, prokuroria mund të kishte ndërmarrë masa të menjëhershme.

Në vijim të debatit, Peka nënvizoi se vetë Pacolli kishte pranuar publikisht mënyrën sesi ishte përfshirë në këtë skemë.

Vangjeli shtoi se çështja nuk duhet trajtuar vetëm në sipërfaqe, por duhet hetuar rrënja e gjithë historisë, duke lënë të kuptohet se pas deklaratave të Pacollit mund të fshihen mekanizma më të thellë korruptivë, përfshirë edhe projekte madhore.

Biseda në studio:

Vangjeli: As nuk e çon nëpër mend të merret thjesht me rrënjën, me rrënjën e gjithë kësaj historie.

Peka: Në momentin e intervistës së Pacollit tek Fevziu, pas asaj interviste, prokuroria shkonte dhe e bllokonte atë dhe i merrte, i paketote të gjithë. Nuk ka nevojë.

Vangjeli: Sepse dhe vetë intervista e Pacollit ishte një akt-akuzë vetjake...

Peka: Po ai e thoshte vetë. Po e pranon.

Vangjeli: Vetjake e Pacollit. Domethënë një biznesmen i cili...

Peka: Ka pasur zëra që thonin për Ahmetin, po ai pse s'flet për vete? Po kur s'ka, s'ka. Po ja, ky që foli për vete, ky thotë, erdhën, më thanë, më morën, thanë do i marrësh një kaq përqind, pastaj do e kalosh. Dhe shkova aty, erdhi këtu, e mora.

Vangjeli: Ishte e pabesueshme ajo që thoshte vetë Pacolli në në atë intervistë, sepse ishte, thashë, ishte dhe auto akt-akuzë, por që kam përshtypjen se edhe aeroporti i Vlorës në...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco