Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar ndaj akuzave dhe diskutimeve mbi regjistrimin e pronave në Bashkinë e Kolonjës.
Në postimin e tij në Facebook, Korreshi ka publikuar edhe një listë pronash, duke theksuar se dokumentet datojnë që në vitin 2010, kohë kur, sipas tij, nuk ka qenë në detyrë publike.
Korreshi: Kakaraç erdha prap unë, në shtyllën tënde të të çoj selam. Meqë kishe hyrë në disa andralla bukuroshe, të them ata që nxorre ti sot, ja ku e ke listën e pronave të Bashkisë Kolonjë. Shihe datën. 7.1.2010, nuk kam qenë në punë atëherë, por vijuan regjistrimet. Për ata që thonë nuk ka prona, urdhëro Kakaraç, ja ku është titulli i pronësisë, por që të kesh mundësinë për ta vizituar, shoku jot ta ngul këtë në drru, si do të thoshte, nuk ngulet gozhda kështu more Kakaraç, o karafil. Kur ne regjistrojmë pronat e hallexhinjve ti regjistroje në Palasë. Shiko një çikë ato vaporrët që nuk punojnë se je ministër tani.
© SYRI.net