Përfaqësuesi i OSBE Jan Braathu kërkoi respektimin e lirisë së mediat, si vlerë kyçe për demokracinë, në të kundërt paralajmëroi se Shqipëria rrezikon të kthehet 4 dekada pas. Deklaratat tij u bënë gjatë një konferencë të organizuar nga OSBE, ku ambasadori Michel Tarran bëri thirrje për rritje të transparencës dhe forcim të mbrojtjes ligjore për gazetarët.
Syri tv
Liria e medias ishte në fokus të konferencës së organizuar nga OSBE, për mediat në Evropën juglindore. Në nisje të saj, përfaqësuesi u OSBE, Jan Braathu, nënvizoi rëndësinë që ka media për shoqëritë demokratike, duke ngritur alarmin që mungesa e lirisë së mediave mund të ktheje sërish Shqipërinë, pas në kohën e diktaturës komuniste.
Liria e medias është themeli i demokracisë. Gazetaria si e mirë publike është thelbësore. Ne duhet të garantojmë zbatimin e parimeve në mënyrë të plotë sepse ne te kundërtët nuk do kemi demokraci. dhe do përfundojme ne nje vend ku asnjë nga ne s dëshiron të jete. U përmend përvoja e këtij vendi para 4 -5 dekadash, askush nuk do që të kthehet atje.
Edhe ambasadori I osbe në Tiranë Mishel Tarran ngriti shqetësimin për problemet më të cilat ndeshen mediat në Shqipëri, duke kërkuar më shumë transparencë dhe mbrojtje ligjore për gazetarët.
Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari. sfidat për lirinë e medias në Shqipëri vazhdojnë të ekzistojnë këtu përfshihen shqetësimet mbi sigurinë e gazetarë, presionet ekonomike dhe intimidimin on -line. Nevojitet të forcohet transparenca, pavarësia editoriale dhe mbrojtja ligjore, që siguruar që gazetarët të punojnë në kushtet metë larta etike.
Konferenca e OSBE për sfidat e gazetarisë, vjen ne nje kohe kur Shqipëria humbi tre vende në renditjen e organizatës “Reporterëve pa kufij”, sa i takon lirisë së medias.
© SYRI.net