Kreu demokrat ka denoncura nĂ« deklarĂ«tn e tij para SPAK edhe kreun e qeverise i cili sipas tij, âlegalizoi vilĂ«n trekatĂ«she pa leje tĂ« Dumanit pĂ«r ta marrĂ« peng atĂ«â.
Berisha: Se ku i gjej unë, e vërteta është magneti im.
E vërteta vjen tek unë, unë shkoj tek e vërteta.
Ja ku e keni zyrën e regjistrimit të pasurive nëse doni, 307 metër katrorë tokë arë.
Ky mashtrues ka kryesuar këtë institucion.
Këtu keni dokumentet e legalizimit.
Këtu keni hartën e 307 metrave tokë.
Këtu keni legalizimin në vitin 2006.
Mos harroni se Besa Nikhasani është nxjerrë nga sistemi i drejtësisë, një zonjë, sepse ajo vetë apo vjehrri i saj, kishte blerë një garazh të ndërtuar pa leje.
Kurse kreu i Skapit, delinkuenti Dumani, legalizon vilĂ«n e ndĂ«rtuar pa leje trekatĂ«she pas 15 vitesh pĂ«r tâu marrĂ« peng nga Edi Rama dhe nuk pĂ«son asgjĂ«.
Ajo largohet nga prokuroria, një vajzë shumë e mirë, një grua shumë e mirë, për një problem që kishte ndërtuar vjehrri i saj një garazh dhe e kishte legalizuar. Po kjo nuk mund të ndodhte me njerëzit e ligjit.
Po Dumani nuk është i ligjit, është i Maliqit, i mafies.
Ja pra çfarë ngrihet mbi mashtrimin, mbi larjen e parave, mbi krimin.
© SYRI.net