Hipokrizi pa limit/ Të gjithë tenderat nën hetim nga SPAK, Rama: Shqipëria, në vendin e parë në rajon për prokurimet

Hipokrizi pa limit/ Të gjithë tenderat nën hetim nga SPAK, Rama: Shqipëria, në vendin e parë në rajon për prokurimet

09:58, 17/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit të propagandës “Flasim” u ndal edhe te prokurimet publike, ku tha se vendi ynë vlerësohet si i pari në rajon mbi treguesit e kësaj fushe.

“Prokurimet publike, kapitull që ndryshe nga pasqyrimi, Shqipëria shihet si e transformuar pozitivisht dhe vlerësohet me një progres domethënës. Shqipëria është e para në rajon në të gjithë treguesit e prokurimeve publike, në disa treguese dhe më lart se mesatarja evropiane, sipas vlerësimeve nga BE.

Hipokrizia nuk ka limit në deklarimet e kreut të qeverisë. Edhe pse pothuajse të gjithë prokurimet e zyrtarëve të tij janë nën hetim nga SPAK apo strukturat të tjera ligjzbatuese. Por për kreun e ekzekutivit kjo është shumë pozitive. Në të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, lokal dhe qendror janë zbuluar me dhjetëra banda hajdutësh që bëjnë kërdinë parave publike por prapë Edi Rama vijon talljen dhe e quan këtë një arritje “Madhështore”.

Në dritaren e përjavshme të propagandës, Rama foli edhe në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve në vendin tone duke e quajtur këtë si një hap në luftën kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është thjeshte lufta në frontin që mundësuam dhe falë vullnetit, janë rezultatet që tregojnë se qytetarët shërbehen me një klik në një klik në sistemin e shërbimeve digjitale”, tha ai.

Ndërkohë nuk shpjegon dot pse “Varfanjakët” e AKSH-it vodhën qindra milionë euro e janë nën hetim nga prokuroria. Nuk jep do të një përgjigje pse i mbron hajdutët apo ka frikë se hetimet i janë afruar atij. Si në rastin Balluku ku shkelmoi integrimin e vendit, vetëm të mbronte vjedhjet që kishte bërë me zëvendësen e tij./a.n/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco