Shehu: Përfundon procesi zgjedhor në degën e PD në Memaliaj, mbyllet cikli në Gjirokastër

Shehu: Përfundon procesi zgjedhor në degën e PD në Memaliaj, mbyllet cikli në Gjirokastër

21:00, 16/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në degën e PD në Memaliaj.

Në një reagim në rrjet, Shehu theksoi se me përfundimin e këtij procesi, Qarku i Gjirokastrës ka mbyllur ciklin zgjedhor në të shtatë degët e tij.

Ai uroi zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së PD në Memaliaj, Florian Çela, duke i shprehur urimet më të mira për detyrën e re. Gjithashtu, ai përgëzoi edhe dy kandidatët e tjerë në garë, Dituri Kociu dhe Teme Rama, për pjesëmarrjen në proces.

Reagimi i Tritan Shehut:

Me përfundimin e zgjedhjeve të degës së PD në Memaliaj, Qarku i Gjirokastrës mbyll këtë proces në shtatë degët e tij.

Urimet më të mira për Florian Çela, që u zgjodh kryetar i kësaj dege.

Përgëzime dy kandidatëve të tjerë, Dituri Kociu dhe Teme Rama, për pjesëmarrjen në këtë proces.

Mirënjohje Bujar Kapllani, që e drejtoi këtë degë shembullore demokrate me qartësi dhe vendosmëri në periudhat e vështira, deri më sot.

Pa dyshim, ky proces zgjedhor do të shërbejë për forcimin, zgjerimin dhe mbarëvajtjen e mëtejshme të degës së PD Memaliaj, si dhe të degëve të tjera të Qarkut.

Beteja të reja na presin në përballjen me këtë regjim!

Fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco