Boçi: Rezoluta për integrimin, pranim i dështimeve të Ramës

12:42, 16/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Luciano Boçi, në një intervistë për Syri Televizion, tha se rezoluta për integrimin europian e miratuar në Kuvend përbën një pranim nga ana e kryeministrit Edi Rama për problematikat që opozita ka denoncuar prej kohësh në lidhje me procesin e integrimit dhe standardet demokratike në vend.

Sipas Boçit, parlamenti ka detyrimin që çdo vit të miratojë një rezolutë për Bashkimin Europian, por këtë herë dokumenti është vonuar me pesë muaj.

Ai tha se kryeministri Rama se ka përjashtuar parlamentin dhe opozitën nga vendimmarrjet që lidhen me procesin e integrimit, duke i përqendruar vendimet në nivel qeveritar dhe personal.

Deputeti demokrat u shpreh se në rezolutë pranohen edhe shqetësimet e ngritura nga opozita dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Boçi deklaroi gjithashtu se dokumenti përbën një “shuplakë politike” për qeverinë, pasi sipas tij, aty pranohen kritikat e opozitës për përjashtimin e saj nga procesi i integrimit europian dhe dështimin e alternativave të tjera rajonale të promovuara nga kryeministri Rama.

Deklarata e ploë:

“Parlamenti e ka detyrim që një herë në vit të mblidhet dhe të bëjë një rezolutë për Bashkimin Europian, derisa ne jemi vend aspirant për në Bashkimin Europian.

 Pavarësisht se Rama me praktikat e tij korruptive, e ka përjashtuar parlamentin fare nga vendimmarrjet dhe vendos vetë me anë të qeverisë dhe personalisht Rama.

 E them këtë për arsye se edhe kjo rezolutë është bërë pesë muaj me vonesë nga koha ku duhet të bëhej. Duhet të bëhej dhe duhet që të kishte një rezolutë për Bashkimin Europian.

Çfarë ndodhi me këtë rezolutë? Po të vëmë re dhe kemi një pranim të Ramës për të gjitha problematikat, për të gjitha shqetësimet, një pikë shumë e rëndësishme kjo e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Pra, pranon Rama, pranon që duhet të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, se deri tani nuk ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rama me këtë rezolutë, çfarë, çfarë shkruar, çfarë ka rezoluta? Në rezolutë pranohet ajo që, letra që i bëri McAllister  zonjës Kos, ku i thotë që Rama ka përjashtuar opozitën nga parlamenti dhe nga vendimmarrjet në procesin e integrimit.

Tjetra që mund të themi, patjetër që atje janë të përmendura ë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, jo me me me shpikje të Ramës dhe me linja paralele.

Kujtojmë këtu Ballkanin e hapur dhe letrën që Rama, Vuçiç, drejtuar komisionit të Bashkimit Europian, për pranim të Shqipërisë dhe Serbisë me kushte të veçanta. Pra, nuk ka më alternativa të tjera që shpik Rama me bashkëvëllaun e tij Vuçiç, por ka një linjë dhe një ë një proces integrimi të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pra, duke e parë në në këtë këndvështrim, kjo rezolutë ishte një shuplakë për qeverinë dhe për Ramën, pranim i të gjitha denoncimeve që ka bërë Partia Demokratike dhe  një pranim që e ka bërë me vështirësi kryeministri Rama dhe e ka bërë i detyruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco