Emisioni 'Plug' 6 pyetje për Vilma Nushin, asnjë përgjigje deri në transmetimin e emisionit

20:21, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni Plug ju drejtua me një kërkesë për informacion edhe sipërmarrëses Vilma Nushi, mbi detajet e siguruara në investigimin për financimin e kullave në Tiranë. Edhe pse kaluan 5 muaj që nga transmetimi i këtij investigimi, si nga kompania apo nga zonja Nushi përgjigjet për 6 pyetjet mbi financimin nuk mbërritën kurrë.

Video SYRI TV

Në kuadër të profesionalizmit dhe transparencës mbi invetigimin e financimit të Kullës tek ish-ekspozita, Emisioni 'Plug' iu drejtua me një kërkesë për informacion edhe zonjës Vilma Nushi, zotëruese e kompanive 3P Life Logistic të koncensionit të Check Up si dhe kompanisë Marketing&Distribution që rezulton financuese e shoqërisë Victoria Construction, kompani edhe së cilës gjithashtu ju dërgua edhe kërkesë për informacion.

Në 6 pyetje të drejtuara, znj. Nushi, në kuadër të paanësisë dhe interesit publik, emision Plug kërkonte përgjigje për 6 pyetje, të cilat po në kuadër të transparencës po i bën publike.

Lexo dhe: Plug/ Miliona euro fitim nga Check Up/ Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës

Pyetjet:

1- Si është e mundur që kompania juaj vendosi të investojë në një projekt ndërtimi nga një kompani me 0 aktivitet dhe 0 likuiditet?

2- Sa është shuma që keni investuar në këtë projekt?

3- A vazhdoni të jeni investitor në atë kullë?

4- Një kompani e madhe si ju, ndër 200 kompanitë VIP në Shqipëri, nuk ka sesi të hyjë në investime pa kryer një hulumtim për bashkëpunëtorët, pasi cenohet “emri i mirë”. A e dinit ju se Victoria Construction zotërohet nga Luan Mata, babai i Ervin Matës, një individ me rekorde të thella kriminale, aktualisht i shpallur në kërkim nga SPAK?

5- Si u njohët me shtetasin Luan Mata?

6- A jeni përdorur ju me vetëdije për të justifikuar financiarisht një projekt të dyshimtë, në të cilin mund të injektohen edhe para që vijnë nga aktivitetet kriminale?

Pesë muaj që nga nisja të kërkesës për informacion dhe deri në transmetimin e investigimit, në adresë të emisionit Plug përgjigjet për këto pyetje nuk mbërritën kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco