Mazhoranca qeverisëse me në krye, kryeministrin Edi Rama po përballet me një presion në rritje si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë të brendshme, ku vendimet dhe projektet e saj strategjike po vihen gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.
Kjo situatë tensioni duket se ka detyruar mazhorancën të bëjë lëshime të konsiderueshme, siç ishte pranimi i një rezolute në Kuvend, e cila përfshin gati 90% të kërkesave të opozitës.
I ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites, anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari tha se, ky hap nuk erdhi si rezultat i vullnetit politik të mazhorancës, por si pasojë e trysnisë së drejtpërdrejtë nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij, qeveria ka "kaluar vijën e kuqe" në lidhje me standardet demokratike, parlamentarizmin dhe trajtimin e opozitës, duke e detyruar Brukselin të ndërhyjë.
Ndonëse vonesa në integrim është negative për qytetarët, përgjegjësia direkte për këtë situatë i atribuohet qeverisë dhe kryeministrit. Në planin e brendshëm, theksoi zyrtari demokrat, një nga shembujt më flagrantë të keqqeverisjes dhe shpërfilljes së interesit publik po shfaqet në projektin e Portit të Durrësit.
Ky projekt, u shpreh Muçollari, pasqyron një marrëdhënie klienteliste mes qeverisë dhe investitorëve të saj "të përkëdhelur", ndërsa interesi publik nuk ekziston më si prioritet për qeverinë.
Pavarësisht se do të shitet sikur ka vetëm një palë që e dëshiron apo që punon me vullnet të hekurt për të arritur. Vetëm ai e bën. Është krejt e kundërta, po duket sikur vetëm ai s'e bën. Rezoluta e kaluar në parlamentin tonë, praktikisht ka pranuar gati 90% të kërkesave të opozitës. Dhe e shoh si një presion në rritje të Bashkimit Europian ndaj mazhorancës në lidhje me kalimin e vijës së kuqe nga ana e mazhorancës, por jo vetëm kaq, por dhe në lidhje me standardet, me parlamentarizmin, me mënyrën e trajtimit të opozitës. Që do të thotë që të gjithë njerëzit duhet të bëjnë një pyetje. Çfarë e detyroi mazhorancën, t'i bashkohet një rezolute ku 90% të saj përbëhet nga kërkesat e Partisë Demokratike, ku për herë të parë pranohen ë, të gjitha pretendimet që ka njohur OSBE-ODIHR, dhe jo vetëm kaq, por në rezolutë pranohet dhe gjetjet që ka bërë ë, raporti i Parlamentit Europian, që ka gjuhë edhe më të ashpër sesa rezoluta e OSBE-ODIHR-it, e cila në fakt ka folur me gjuhën e opozitës dhe me pretendimet e opozitës tashmë të faktuara.
Sot mazhoranca është në kushtet e një presioni të merituar, pasi vetë e ka çuar në këtë çështje, nga faktori ndërkombëtar. Dhe patjetër që ka një ë diskurs të ri, ka një komunikim të ri, të frytshëm mes opozitës dhe Bashkimit Europian dhe kjo është ajo që e detyroi mazhorancën të njohë gjetjet e OSBE-ODIHR-it në lidhje me zgjedhjet, në lidhje me kriminalizimin ë e votimeve. Kështu që në këtë aspekt është një lajm pozitiv, është një lajm që i jep të drejtë opozitës në lidhje me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kështu që shpresoj që të vazhdohet po në këtë rrugë dhe Bashkimi Europian të jetë në krah të opozitës pasi kërkesat janë të drejta.
Por përtej kësaj, ka dhe një ngecje shumë të fortë, nge e pamë që u shty prapë monitorimi, ose më saktë raporti i Ibarit. Çfarë është Ibari sepse të gjithë e flasin por për ta kuptuar, është një raport vlerësimi, është si të themi si test besueshmërie. Absolutisht po. Dhe lidhet kryesisht me, me, me ato që quhen themelore me kërkesat themelore. Patjetër që lidhen kryesisht me luftën ndaj korrupsionit, luftën ndaj krimit të organizuar, shtetit të së drejtës. Që do të thotë që shtyrja në mënyrë të vazhdueshme tregon një përqasje të Bashkimit Europian ë, ndaluese dhe ndaj mazhorancës për shkak se ka kaluar vijën e kuqe. Kështu që në këtë aspekt edhe kjo vonesë e Bashkimit Europian do të thosha që është një lajm ë i mirë në mënyrë që ne të bëjmë ç'është e mundur për të qenë dhe për të patur vlerat e Bashkimit Europian.
Patjetër që në një aspekt tjetër është negativ për ne shqiptarët, pasi sa më shumë të vonohet procesi i integrimit, ë, aq më shumë do ta, do ta vuajmë ne. Po ka një përgjegjës të qartë për këtë çështje dhe përgjegjësia është qeveria dhe kryeministri Rama. Kështu që, ë, procesi i integrimit është një proces që duhet të ecë me ritme të shpejta, por është e pamundur që ky proces të ecë me këto ritme në këtë qeverisje dhe në këtë mënyrë të të qeverisurit, pasi dhe vetë qeverisja ka ardhur si raport i deformimit zgjedhor, siç e thotë edhe raporti i OSBE-ODIHR-it. Gjithçka reflekton mënyrën e qeverisjes, përqasjen se si zoti Rama i është ofruar qytetarëve dhe në të njëjtën mënyrë se si i është ofruar dhe ndërkombëtarëve. Patjetër që në thelb ka patur gjithmonë sipërfaqen, po këtë radhë një cip shumë të hollë të sipërfaqes dhe aspak përmbajtje.
Koncepti i atij pallati, domethënë, realisht reflekton dhe marrëdhëniet mes qeverisë dhe të përkëdhelurve të saj apo miqve të zotit Rama. Pasi, mirë që po i jep zotit Alabbar 80 hektarë tokë në bregdet, që është vlera, patjetër shkon në miliarda euro. Mirë që po e zhvesh nga taksat, të cilat vlerat shkojnë qindra milionë euro. Mirë që ndërkohë do t'i bësh dhe disa punime, do t'i pastrosh inertet e të gjitha me radhë, që të gjitha janë nga taksat tona, në fund të ditës. Por babëzia shkon deri në atë masë, sa dhe pasi përfiton të gjithë këto, në aspekte të padrejtë me konkurrencën vendase, me kompanitë e ndershme, me kompani të cilët duhet të paguajnë dhe taksa, duhet të blejnë dhe pronën dhe të gjitha me radhë.
Por ndërkohë kursen dhe në cilësinë e punimeve të një projekti i cili duhet të ishte një projekt teorikisht gjigant, por që në thelb rezultoi si një projekt i fundosur. Dhe ajo që është për t'u vënë re edhe për t'u theksuar është që këtu është fundosur marrëdhënia me interesin publik. Interesi publik nuk ekziston më për këtë qeveri dhe këtu duhet të shqetësohemi shumë. Nuk është shqetësim që një pallat akoma i papërfunduar po fundoset. Por marrëdhënia me interesin publik është e fundosur pasi nuk shihet në asnjë moment që po merr një port i cili është dhjetëra mijëra vjeçar, po e zhduk në interes të privatit, në interes të xhepit tënd dhe jo në interes të publikut.
© SYRI.net