Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim dhe abuzim me projektin e ministres virtuale “Diella”. Në një konferencë me gazetarët, Berisha publikoi një analizë të ekspertit të teknologjisë, Patrick Qurik, sipas të cilit “Diella” nuk është një sistem i inteligjencës artificiale, por vetëm një fasadë propagandistike dhe mashtruese. Kreu i opozitës kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Presidentit Bajram Begaj. Teksa komentoi intervistën e Mirlinda Karçanajt, Berisha tha se ajo doli për të mbrojtur Linda Ramën, por edhe mashtrimet e Edi Ramës që i kishte shprehur për të.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar vjedhjen dhe mashtrimin e miliona eurove të shqiptarëve nga ministrja virtuale “Diella”. Lideri i opozitës ka publikuar studimin e ekspertit të njohur Patrick Qurik, i cili në një analizë të thelluar ka zbuluar se “Diella” nuk është një aplikacion apo program i inteligjencës artificiale, por një fasadë, një titull pa asnjë përmbajtje reale. Shqipëria, sipas ekspertit, ka dështuar në ngritjen e sistemeve teknologjike dhe të dhënat u vodhën vazhdimisht; në vend të marrjes së masave, qeveria kaloi në propagandë me “Diellën”, që edhe sot rezulton një avatar pa tru. Në vend të punës kundër korrupsionit, edhe ndërtuesi i saj, AKSHI, rezultoi të jetë një strehë korrupsioni. Në konferencën me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi “Diellën” një mekanizëm të ngritur nga Edi Rama për të vjedhur dhe mashtruar shqiptarët.
Pasi akuzoi Edi Ramën si përgjegjës për vjedhjen e miliona eurove dhe mashtrimin, Berisha kërkoi dorëheqjen e Presidentit Bajram Begaj, i cili nxori një dekret për “Diellën”. Teksa komentoi intervistën e Mirlinda Karçanajt, Berisha tha se ish-drejtoresha e AKSHI-t mashtroi shqiptarët në mënyrë të turpshme për të mbrojtur Linda Ramën, njeriun që vendoste mbi tenderat e AKSHI-t.
Kreu i opozitës tha se të gjitha gënjeshtrat e Karçanajt duhet të hetohen nga organi i akuzës dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
© SYRI.net