Berisha: Top Channel, që drejtohet nga një kumarxheshë, i përdor milionat që grabit me Edi Ramën për t’u mashtruar ju

13:02, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës së së premtes me gazetarët, hodhi akuza të forta ndaj Top Channel dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar median si “mafia e fjalës së lirë”. Berisha deklaroi se televizioni, sipas tij, përdor “milionat që grabit” në bashkëpunim me qeverinë për të mashtruar qytetarët.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të refuzojnë, sipas tij, dezinformimin dhe të përdorin rrjetet sociale për transparencë. Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për mashtrim dhe tha se mediat kanë zbuluar të pavërtetat e kryeministrit, ndërsa shtoi se po përdoren figura publike për të mbuluar këto pretendime.

FJALA E BERISHËS:

Ndaj dhe të dashur qytetarë dhe qytetare, edhe njëherë këtu u paralajmëroj se mafia e fjalës së lirë, në rastin konkret është fjala për Top Channel që drejtohet nga një kumarxheshë e papërmbajtur, që milionat që grabit nga ju me Edi Ramën dhe ministrat, i përdor për t’u mashtruar.

I përdor për t’u mashtruar ju.

Ndaj dhe lutja ime për çdo qytetar, hidhni poshtë me përçmim mashtrimet e tyre.
Bëni transparencë me mediat sociale se po tejkalohet çdo lloj kufiri.

U mashtron Edi Rama, tani del në media dëshmitari i Edi Ramës për të vërtetuar mashtrimet e Edi Ramës pasi mediat vërtetuan se Edi Rama mashtroi.

Po të bëhet një kontroll faktesh pasi publikoi SPAK të dhënat e veta, dola se Edi Rama kishte mashtruar në çdo fjali.

Dhe tani për të mbuluar mashtrimet e tij, del kreu i organizatës kriminale, se kjo është një Lubi bis, i vetmi ndryshim është se nuk është në ekstazë siç ishte Lubia në tunel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco