Avokatja Eda Grimci, e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, ngriti alarmin për situatën e fëmijëve dhe të miturve në Shqipëri, duke theksuar se mungesa e mbështetjes për familjen po sjell pasoja të rënda sociale.
Ajo deklaroi se problemi nuk qëndron te mungesa e ligjeve, por te moszbatimi i tyre dhe mungesa e kontrollit nga institucionet. Sipas saj, shteti dhe organizatat e shoqërisë civile neglizhojnë të drejtat e fëmijëve, ndërsa denoncoi mungesën e psikologëve në shkolla, praninë e drogës pranë ambienteve arsimore dhe aktivitetet e pakontrolluara të disa organizatave që, sipas saj, kanë akses tek të miturit pa mbikëqyrje institucionale.
Eda Grimci: Nuk mund të jetë, nuk mund të ketë mbështetje për fëmijën pa patur mbështetje për familjen, pa patur mbështetje financiare, sociale, institucionale për familjen. Nuk mundet ti të vesh të mbrosh fëmijën pa parë kushtet në të cilat jetojnë sepse ai fëmijë ka prindër. Dhe duhet që të jetë më e gjerë, edhe hulumtimi i situatës së fëmijës. U fol këtu për fëmijët në kafaz. Nuk është e vërtetë. Nuk e di nëse parafolësi ka qenë ndonjëherë në ndonjë gjykim në gjykatë, kur gjykohen të miturit. Në të vetmin rast, të paktën, që kur unë jam avokate dhe kam 15 vite, që janë gjykuar në kafaz, janë vetëm të miturit që janë arrestuar në protestë. Që ka qenë live dhe ka qenë edhe mediatike. Pra, në asnjë rast të miturit nuk gjykohen në kafaz, por ka salla të posaçme ku gjykohen, ku bëhen gjyqet me të mitur dhe nuk ka kafaz në ato salla.
Vetëm në rastin e fëmijëve që janë, të miturve që janë arrestuar në protesta, janë futur bashkë me të rriturit. Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë të ngrihet ndonjë shoqatë për këtë. E kam bërë problem edhe faktin që arrestohen të mitur vetëm se kalojnë apo për kuriozitet kanë shkuar në protestë dhe nuk u është thirrur as psikologu, nga policia. Po është thirrur punonjësja e policisë e cila kryen edhe psikologen për policët me probleme psikologjike. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë, as shoqatë, as shoqëri civile të ngrihet për këtë gjë. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë shoqëria civile të ngrihet për të drejtat e fëmijëve, të rrijë aty në shesh apo të dali të mbledhë këta fëmijët që janë, të bëjë diçka për këta fëmijët që janë nëpër rrugëve. Sepse shteti nuk e bën, biem dakord në këtë gjë. Po shoqëria civile çfarë bën? Bën programe dhe kërkon financim. Kush është ndihma konkrete që jep? Çfarë? Në implementimin dhe forcimin e kuadrit ligjor? Jo, këtë e bëjnë ekspertët. Ekspertët ligjorë, në parlament, mund ta bëjnë këtë. Nuk është problem i mungesës së ligjeve këtu.
Këtu është problem sepse këtu nuk ka kontroll, këtu nuk zbatohet ligji. Absolutisht nuk është problemi tek momenti i përfundimit në kafaz, se në momentin që një i mitur përfundon aty te kafazi, që nuk është e vërtetë që futen në kafaz, ka mbaruar, ka marrë fund çdo gjë. Çfarë duhet të bëjmë ne rrugës që të ndalojmë që ky i mitur të përfundojë aty. Kush janë politikat arsimore, sociale, ekonomike që ne duhet të bëjmë si shoqëri, qeveria më vete, që duhet të bëjë për të ndihmuar të miturit? Zero. Ti nuk ke psikologë nëpër shkolla. Psikologët, më shumë se 70% e këtyre që paguhen si psikologë nëpër shkolla, s'janë as psikologë. Janë punonjës social. Janë inekzistent. Na janë vrarë fëmijët nëpër shkolla. Ku ka qenë psikologu? Çfarë bëhet me sigurinë nëpër shkolla? Ku janë punonjësit e sigurisë nëpër shkolla? Në dyert e shkollave shitet drogë. Çfarë ndodh? Janë arrestuar punonjës policie të cilët shisnin drogë në dyert e shkollave. Dhe çfarë është kjo? Kjo është një çmenduri që ky vend po jeton. Këtu nuk ka kontroll për asgjë. Këtu ka shoqata të huaja që dalin nëpër rrjete sociale që filmohen nga qytetarët, që u afrohen, kanë akses te fëmijët tanë, dhe nuk kuptohet se për çfarë. Këtu ka shoqata kulturore që bëjnë parti të çuditshme, programe të çuditshme, duke afruar fëmijët gjoja duke u dhënë çfarë? Ndihmë ekonomike? Kush i kontrollon këta?
A ka struktura që kontrollojnë këto qendra të cilat merren me aktivitete për fëmijë të ndryshëm? A ka struktura që kontrollojnë këto qendra të cilat mbledhin fëmijët dhe organizojnë aktivitete mësimore, kulturore? Ne kemi dëgjuar dëshmi tronditëse se si rekrutoheshin të miturit në Tiranë. Futeshin nëpër qendra dhe ktheheshin në...u ndërronin identitetin gjinor. Ka denoncime pafund në polici. Nuk është vetëm ai denoncim. Ka të prindërve. Shkohet nëpër shkolla sot, shkolla shtetërore dhe flitet për identitet gjinor. Si mund të flasësh në shkollë ti për identitet gjinor kur ai nxënës, mbasi ka mbaruar orën e biologjisë dhe flet për femrën, për mashkullin, ti vete dhe i flet për identitet gjinor. Çfarë është kjo?
© SYRI.net