SYRI TV
Edhe pse rezoluta e integrimit u miratua me konsesus mes maxhorancës e opozitës, në seancën plenare nuk munguan përplasjet e tensionet, por kësaj here u zhvendosën brenda kampit socialist. Deputeti Erion Brace shpërtheu në kritika ndaj kreut të grupit parlamentar Taulant Balla dhe hodhi akuza për paaftësi dhe përtaci brenda socialistëve. Taulant Balla e Niko Peleshi, u përplasën në Këshillin e Mandateve me Ulsi Manjën, për ndryshimet në Rregulloren e kuvendit. Debatet me Manjën, e kishin zanafillën në një tjetër sherr në nisje të seancës mes tij dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi, për ndërprerjen e fjalës, ku nuk munguan ironitë dhe akuzat e ndërsjella.
Ditën që maxhoranca e opozitës u dakorduan për një rezolutë të përbashkët për procesin e integrimit, tensionet u zhvendosen brenda vetë kampit socialist. Deputeti i PS, Erion Brace, kritikoi me tone të ashpra, kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, për të cilin tha se nuk mund të caktojë sipas dëshirës interpelancat, teksa akuzat nuk i kurse as për ministrin e Bujqësisë, Andi Salla
Edhe në mbledhjen pa media të Këshillit për rregulloren dhe mandatet, nuk kanë munguar debatet, ironitë dhe tensionet mes socialistëve. Protagonist ishte sërish taulant Balla, i cili u përplas me Ulsin Manjën. Mollë sherri ishte tërheqja për një ndryshim në rregulloren e Kuvendit, që lidhej me Komisonin ‘Xhafaj’
Zanafillën, sherret mes PS e kishin që në nisje të seancës plenare, ku kreu i Kuvendit Niko Peleshi, u përplas me Ulsi Manjën për ndërprerjen e fjalës në foltoren e parlamentit. Manja e cilësoi Peleshin cinik, teksa nuk munguan replikat dhe ironitë e ndërsjella në seancë
© SYRI.net