Nesër seanca në Kuvend, PD thërret Ramën në interpelancë,  interpelancë dhe me 4 ministra

Nesër seanca në Kuvend, PD thërret Ramën në interpelancë, interpelancë dhe me 4 ministra

20:41, 13/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancën e radhës plenare.

Sipas urdhrit të firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00.

Gjatë së enjtes priten një sërë zhvillimesh, teksa në rendin e ditës janë caktuar 5 orë për diskutime ndërmjet grupeve parlamentare, por edhe deputetëve jashtë grupeve.

Po ashtu, nesër është caktuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama,kërkuar nga deputeti demokrat Tritan Shehu, si edhe interpelanca me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Financave Petrit Malaj, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco