VIDEO/ Tela: Shqipëria pret vendimin për IBAR-in, ngërçet lidhen me shtetin e së drejtës dhe drejtësinë

18:51, 13/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, komentoi zhvillimet rreth procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe mbledhjes së lidhur me IBAR-in.

Sipas Telës, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka përmbushur kushtet për të nisur mbylljen e kapitujve të negociatave. Megjithatë, ai theksoi se përballë këtij qëndrimi ekziston një oponencë në nivel ambasadorësh dhe drejtuesish të lartë europianë, të cilët kërkojnë plotësimin e disa kushteve shtesë nga Shqipëria para se procesi të avancojë.

Gazetari nënvizoi se ngërçet kryesore lidhen me çështje themelore të shtetit të së drejtës, funksionimin e drejtësisë dhe standardet demokratike në vend. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për çështje teknike si mjedisi apo siguria ushqimore, por për problematika që prekin funksionimin institucional dhe sundimin e ligjit.

‘Domethënë Komisioni Europian thotë që Shqipëria i ka plotësuar kushtet që të fillojë mbylljen e kapitujve. Përballë Komisionit Europian është oponenca dhe janë ky grup në nivel ambasadorësh dhe pastaj drejtues më të lartë, të cilët i bëjnë oponencë Komisionit Europian dhe thonë Shqipëria që të fillojë të mbyllë kapitujt duhet të plotësojë një, dy, tre. Ose ne kemi një, dy, tre, katër kërkesa që të plotësojë Shqipëria. Kjo është kundërvënia. Shqipëria pret se çfarë do bëjnë ata. Nuk është se mund të ndryshojë gjë.

Po bën një relacion dhe ata po i bëjnë oponencën, këtë po them. Po në kuptimin që Shqipëria nuk ka çfarë të bëjë te kjo mbledhja e IBAR-it, pra pret përfundimin.

Ngërçet themelore, çështja e di cila është? Janë çështjet themelore. Çështja e shtetit të së drejtës, i, po themi imuniteti i Ballukut, por është çështje që ka të bëjë me drejtësinë, me demokracinë në Shqipëri. Pra nuk ka aty elementë të themi të mjedisit, të sigurisë ushqimore që janë të detajuara.

Patjetër. Dhe vetë çështja në fjalë, mund të kishte kaluar që para një muaji e ca. Se e bënë gati, e firmosën të tre bashkë me kryetarin e grupit parlamentar, bashkë me Ulsi Manjën dhe mund të kalonte brenda javës, por nuk e kanë kaluar.

Nëse do ta bënin këtë do ishte gabimi i dytë mbas Ballukut. Po te kjo nuk guxuan ta bëjnë. E kanë lënë atje, pret në komisione, nuk po bëhet.

Sigurisht pra, por kjo, ky është një moment për t'u parë, pra nëse tash duhet të ketë një veprim nga SPAK-u që ne të shohim se si do sillet qeveria, ose parlamenti apo maxhoranca më tepër’, tha gazetari Andi Tela në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco