Procesi kundër Metës, që po tronditet, skenar asgjësues i Rama-Drejtësisë me regji!

Procesi kundër Metës, që po tronditet, skenar asgjësues i Rama-Drejtësisë me regji!

15:50, 12/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

A nuk duhet të jenë në burg këta, që drejtësinë e kanë kthyer në bankomat mafioz të interesave të tyre?

Edhe më i ligu ndër rilindasit e Ramës e ka kuptuar se përndjekja kriminale ndaj Ilir Metës është një hakmarrje mafioze dhe tribale pa asnjë bazë, dokument, fakt apo provë.

Rrëzimi i akuzës kryesore nga vetë SPAK, që lidhej me lobimin është një provë shokuese e kësaj hakmarrjeje të Rama-shtetit, që ka kapur edhe drejtësinë.

Ndërsa akuzat bien Meta vazhdon të mbahet në burg.

Edhe dje në gjyqin për heqjen e arrestit me burg SPAK kërkoi vazhdimin e qëndrimit në burg megjithëse akuzat po i rrëzon po vetë.

Pyetja e madhe që shtrohet sot është:

A nuk duhet të jenë në burg ata që burgosin dhe vazhdojnë të mbajnë në burg prej 19 muajsh Metën me akuza të shpikura pa asnjë fakt dhe vetëm me urdhrin politik të Edi Ramës?

A nuk duhet të jenë në burg ata maskarenj që nuk hetojnë e burgosin ata që kryen rrëmbimin e tmerrshëm të Metës, akt që ka tronditur botën, por burgosin Metën?

A nuk duhet të jenë në burg ata, që nuk burgosin ata, që akuzohen për qindra milionë euro vjedhje dhe grup kriminal dhe ndërkohë që vazhdojnë e mbajnë në burg prej 19 muajsh kriminalisht Metën?

A nuk duhet të jenë në burg këta përfaqësues të drejtësisë që mandatin e tyre e kanë kthyer në një bankomat për interesat e tyre personale të çdo lloji?

A nuk duhet të jenë në burg këta njerëz të drejtësisë, që pushtetin e përdorin si kobure politike ndaj kundërshtarëve të pushtetit të Ramës?

A nuk duhet të jenë në burg këta, që mbyllin sytë me qëllim ndaj Edi Ramës dhe çështjeve skandaloze të tij duke i garantuar pandëshkueshmërinë?

A nuk duhet të jenë në burg këta njerëz të drejtësisë që ndërsa pengmarrësve, pastruesve të parave dhe hakeruesve edhe të kompjuterëve të tyre, u garantojnë procese të qeta dhe pranë familjes, ndërsa Metën e izolojnë në burg pa asnjë fakt?

A nuk duhet të jenë në burg këta që zbatojnë kriminalisht dy standarde pra një kushtetutë e ligj për Metën dhe një kushtetutë e ligj për rilindasit e Ramës?

Këto pyetje do ta marrin shumë shpejt përgjigjen dhe ngjarjet do të rrjedhin kaq shpejt sa as Rama-drejtësisë nuk ia merr mendja, por atëherë do të jetë shumë vonë për ta......!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco