Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka akuzuar mazhorancën për shtypje të zërit të opozitës dhe mungesë transparence në vendimmarrjet e Bashkisë së Tiranës.
Në një intervistë për SYRI TV, me moderatorin Arnold Kariqi, Teliti deklaroi se këshilltarëve opozitarë u jepen vetëm pak minuta për të folur mbi dhjetëra akte të rendit të ditës, duke e bërë të pamundur debatin normal. Ai kritikoi gjithashtu subvencionet për fermerët, duke thënë se Bashkia ka parashikuar vetëm 300 mijë euro për ta, ndërsa sipas tij shpenzon shumëfish më tepër për koncerte dhe aktivitete të përkohshme.
Dorian Teliti: Së pari dua të përforcoj atë që thatë ju pak më parë, pra të folurit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndonëse është një e drejtë kushtetuese, është një e drejtë e mohuar. Ashtu siç keni vënë re edhe në mbledhjet e kaluara të këtyre tre viteve pothuajse tashmë të mandatit të këtij këshilli, këshilltarëve opozitarë u jepen sekonda për të folur për çdo akt të rendit të ditës. Apo po e then ndryshe, dhe mbledhjen e fundit që kemi pasur, mbledhjen e para një muaj e gjysëm që kemi pasur, na është dhënë vetëm tre minuta për 15 akte. Duke e bërë praktikisht të pamundur të lexojë dhe titullin e aktit, jo më të shprehesh për aktin. Kjo është treguesi i lartë i demokracisë në thonjëza vendore në Bashkinë e Tiranës. Kjo është treguesi i qartë se si mundohet të shtypet zëri opozitar. Kjo është treguesi i qartë se si mundohet mazhoranca socialiste me forcën e kartonit, në shkelje të hapur të parimeve të demokracisë vendore dhe të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për t'i mbyllur gojën opozitës.
Por ata një gjë nuk e kanë ende të qartë, ndonëse pas tre vitesh mandate të këtij këshilli, që ndonëse me çdo lloj instrumenti ja dalin të na mbyllin gojën ne atje sepse na heqin mikrofonat, na heqin videot, na heqin audion duke pamundësuar fjalën tonë praktikisht, ata harrojnë që muaji ka dhe 29-30 ditë të tjera, dhe që ne transparencën mbi vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak, se çfarë, çfarë diskutohet dhe çfarë vendimesh merr mazhoranca socialiste në mënyrë të njëanshme në kundërshtim me interesin publik, ne vazhdojmë, kemi bërë, do ta bëjmë dhe sot, do vazhdojmë ta bëjmë dhe në të ardhmen, derisa opozita, të përfaqësojmë opozitën dhe qytetarët e Tiranës në ato pozicione që kemi. Çfarë, çfarë diskutohet sot? Janë shumë akte të rendit të ditës, por pesë janë më kryesoret.
Së pari diskutohet që më në fund do mbahet, sipas mazhorancës socialiste do mbahet premtimi i Erion Velisë, e mbani mend për subvencionimin e fermerëve të Tiranës. I cili pati premtuar 5 milionë euro. Hapim letrat, e dini se sa parashikojnë këta? Parashikojnë vetëm 300.000 euro. E thënë ndryshe, më shtrenjtë kushton një koncert i organizuar nga Bashkia e Tiranës, sesa subvencioni i munguar prej tre vitesh, i cili do jepet tashmë pas tre vitesh, vetëm në masën 300.000 euro. Do të thoni ju s'ka para Bashkia e Tiranës?
Ne kemi pasur koncerte të tjera që i kemi denoncuar, pra aktivitete dy orëshe, tre orëshe, të cilat kanë kushtuar dhe 600 e 700 e 800.000 euro. Ndërkohë që për gjithë fermerët e Tiranës, që Tirana të prodhojë produktin e vet, të konsumojë produktin e vet, jo thjesht ne qytetarët e Tiranës, por dhe turistët që vijnë në Tiranë, jo, për ata është thjesht një karamele për t'i hedhur hi syve që ja e kryem edhe këtë punë neve. Ndërkohë që paratë shpenzohen dita-ditës, në çdo muaj që neve flasim, 1.1 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston. Ndërkohë që për gjithë vitin 2026, ata do japin 300.000 euro në total për gjithë fermerët e Tiranës, ku ne e dimë shumë mirë që fshatrat e Tiranës fillojnë nga Peza, e cila është kufi me Kavajën dhe vazhdon deri në Zall-Bastar mbrapa malit të Dajtit.
Janë, janë 13 njësi, njësi vendore që janë rurale, të cilat ju bashkuan Bashkisë së Tiranës së vjetër, që ishte zona, zona urbane, për të bërë këtë bashki të madhe që është sot. Dhe për të gjithë ata, ndonëse u mashtruan për tre vite, që do ju japin subvencione dhe subvencioni nuk u dha, dhe tashmë që kujtohen në fund fare, japin një subvencionim minimalist, inekzistent, që kur të ndahet, do ndahet me qindarka, duke mos dhënë asnjë lloj impakti. Këta kanë ngritur edhe një komision i cili do verifikojë, që do japë të drejtën se kush do e marri. Këtu do jetë dhe më e forta pastaj. Do futet dhe klientelizmi. Që në qoftë se do jesh, në qoftë se do jesh fermer patronazhist, sigurisht do marrësh shumë më tepër sesa një fermer normal, qytetar që kërkon të drejtën e vet, ndoshta ai s'ka për të marrë as edhe një qindarkë. Çfarë diskutohet tjetër sot? E mbani mend aksionin e famshëm të qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës për të liruar hapësirat publike të tona? Dhe sot kanë sjellë projekt-vendimin se si do rregullohet tashmë përdorimi i hapësirave publike. Pa pyetur njeri, pa konsultuar njeri, treçerekun e rrugëve të Tiranës, në qoftë se sot janë tabelat ndalim-qarkullimi, mos parko, vizat e bardha ku duhet të kalojnë këmbësorët, në treçerekun e rrugëve të Tiranës, çfarë janë biznese shërbimi, pra bare, restorante, fast-food-e, byrektore e kështu me radhë, që kanë vend ato karriket jashtë, në treçerekun e rrugëve të Tiranës do vihet dhe tabela këtu ndalohet të bëhet biznes. Pasi me kriteret që kanë vendosur këta, i kanë dhënë dhe do t'i japin një goditje aq të madhe biznesit të Tiranës, i cili ka nevojë për përdorimin e hapësirave publike.
© SYRI.net