Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Nis protesta e 14 kundër Ramës: Dominon flamuri shqiptar dhe ai amerikan

18:09, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur këtë të shtunë protesta e 14-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku qindra qytetarë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.

Ajo që bie më shumë në sy në këtë tubim është prania e madhe e flamujve kuqezi dhe atyre amerikanë, të cilët po valëviten në pjesën më të madhe të sheshit Skënderbej nga ku bëhet edhe nisja e protestuesve drejt kryeministrisë. Pjesëmarrësit i konsiderojnë këto simbole si përfaqësim të vlerave të demokracisë, lirisë dhe orientimit euroatlantik të Shqipërisë.

Protesta po zhvillohet në një atmosferë paqësore, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e reagimit qytetar kundër qeverisë. Në pritje të fjalimeve kryesore, qytetarët vijojnë të mbushin sheshin, duke e kthyer protestën në një manifestim të gjerë me dominim të flamurit kombëtar dhe atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco