Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

VIDEO/ Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, i cili për çdo gjë mund të mendojë, por jo për qytetarët shqiptarë

17:58, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në takimin me fermerët në Cërrik, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje për largimin sa më të shpejtë të Edi Ramës nga qeveria, pasi sipas tij, ai vetëm për shqiptarët nuk mendon.

‘Thirrja ime, në mënyrë që të realizojmë këto programe transformuese, duhet ta përcjellim një minutë e më parë Edi Ramën, i cili për çdo gjë mund të mendojë, por jo për qytetarët shqiptarë.’, tha Berisha.

Berisha tha gjatë fjalës së tij, se Edi Rama ka ndërtuar një vilë me gjatësi themelesh sa Presidenca e Shqipërisë, dhe me një oborr prej 8300 metrash.

Edi Rama ka një vilë me gjatësi themelesh sa Presidenca e Republikës, sa Këshilli i Ministrave. Me oborr 8300 metër katror, më të madh se pallati presidencial. Po absolutisht, të gjitha në emër të tij. Po si u ndërtuan ato? Nga i gjeti këto? Ndërkohë kishte të deklaruara në dokumentet e deklarimit të pasurive 3800 euro dhe 4400 lekë të reja.’, tha kryetari i PD-së Sali Berisha në fjalën e tij.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha:

Një mafie e rrezikshme ju kërcënon ju.

Mafia e inputeve.

E cila kërcënon prodhimet, jetën, shëndetin jo vetëm tuajin por dhe të konsumatorëve.

Disiplinë rigoroze do përcaktojmë. Por të dashur miq, të gjitha këto mund të bëhen realitet. Dhe ju garantoj se do bëhen pikë për pikë realitet, me kusht që të largojmë atë grup hajdutësh të tillë nuk i ka pasë toka. Jo.

Enver Hoxha, diktatori më mizor, nga paranoja e tij i çonte paratë e qytetarëve në bunkerë e tunele. Bëri dhe një vilë, por nuk e regjistroi në emër të tij.

Jo, atë vilë e regjistroi si shtëpi shteti. Edi Rama ka një vilë me gjatësi themelesh sa Presidenca e Republikës, sa Këshilli i Ministrave. Me oborr 8300 metër katror, më të madh se pallati presidencial.

Po absolutisht, të gjitha në emër të tij. Po si u ndërtuan ato? Nga i gjeti këto? Ndërkohë kishte të deklaruara në dokumentet e deklarimit të pasurive 3800 euro dhe 4400 lekë të reja.

Ky ishte deklarimi. Po shumë thjesht, ai që ndërtoi pallatin paj mori nga 70 milionë, 300 e sa milionë në rrugën Qukës-Qafë Plloç.

Tjetri dhjetëra tendera të tjera. Kështu që në këtë mënyrë, ai mund të ndërtojë jo një saraje, por një fshat saraje. Dhe njerëzit ikin, varfërohen.

Ndaj dhe duhet t'i përshëndesim përzemërsisht këta të rinj dhe qytetarë që janë ngritur, pas një akti dhunë kriminal, zvarritjes në tokë të qytetarit sikur të ishte një bishë e prerë dhe jo një njeri që po protestonte se ia kishin rrethuar fshatin me tela me gjemba.

As në Korenë e Veriut nuk veprojnë në këtë mënyrë.

Të gdhihet fshati në mëngjes gjendet i rrethuar me tela me gjemba. Ku jemi kështu?  

Ndaj dhe edhe një herë, thirrja ime, në mënyrë që të realizojmë këto programe transformuese, duhet ta përcjellim një minutë e më parë Edi Ramën, i cili për çdo gjë mund të mendojë, por jo për qytetarët shqiptarë.

Faleminderit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco