Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Gazetari që 'preku' lidhjet e errëta me Shqipërinë merret në mbrojtje: denoncimet për njerëzit e Ramës dhe kartelet...

Gazetari që 'preku' lidhjet e errëta me Shqipërinë merret në mbrojtje: denoncimet për njerëzit e Ramës dhe kartelet...

12:37, 12/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, është marrë nën mbrojtje nga autoritetet italiane pas kërcënimeve serioze me jetë, të cilat lidhen me hetimet e tij mbi mafian, narkotrafikun dhe lidhjet e krimit të organizuar me Shqipërinë.

Trocchia ishte ndër të parët që bëri publik takimin e zhvilluar në Aruba, ku sipas investigimeve të tij, përfaqësues pranë qeverisë së Edi Ramës janë takuar me eksponentë të karteleve të drogës për çështje që lidhen me pastrimin e parave në Shqipëri.

Vendimi për mbrojtjen e gazetarit është marrë nga Prefektura e Romës dhe Zyra Qendrore Ndërforcave për Sigurinë Personale, në varësi të Ministrisë së Brendshme italiane. Ndërkohë, kërcënimet ndaj tij po hetohen nga Drejtoria Rajonale Antimafia e Romës.

Sipas mediave italiane, presionet ndaj gazetarit janë shtuar muajt e fundit, si përmes rrjeteve sociale, ashtu edhe përmes formave direkte të intimidimit.

Nello Trocchia është autor i librit investigativ “Të Pamposhturit – Mafia shqiptare nga Roma drejt pushtimit të botës”, ku përshkruan fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare dhe depërtimin e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Në libër, ai analizon se si organizatat kriminale shqiptare kanë krijuar aleanca me struktura mafioze italiane si Camorra dhe ’Ndrangheta, duke shtrirë ndikimin e tyre në Europë dhe Amerikën Latine.

Por ajo që ka shkaktuar më shumë reagime është denoncimi i tij mbi takimin në Aruba, ku sipas gazetarit, figura të lidhura me qeverinë shqiptare kanë diskutuar me kartelet e drogës për pastrimin e parave të pista në Shqipëri — një akuzë që hedh hije të forta mbi imazhin e vendit dhe raportet mes politikës e krimit.

Pavarësisht kërcënimeve, Trocchia deklaroi se nuk do të tërhiqet.

“Institucionet kanë vendosur të rrisin nivelin e mbrojtjes ndaj meje me caktimin e një truproje. Do të vazhdoj të tregoj histori mbi territore të pushtuara nga pushtetet kriminale dhe heshtjet që i mbajnë gjallë ato”, u shpreh gazetari italian.

Rasti i tij po konsiderohet në Itali si një tjetër alarm serioz për rrezikun që përballin gazetarët investigativë, sidomos kur hetimet prekin lidhjet mes mafias, politikës dhe pastrimit ndërkombëtar të parave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco