Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Berisha: Mafia qeveritare nuk lejon asnjë kompani europiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri

12:30, 12/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po pengon kompanitë europiane të marrin pjesë dhe të fitojnë tendera publikë në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian.

Gjatë deklaratës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha u ndal te raportet e organizatës “Open Tender EU”, ku sipas tij evidentohet mungesa e transparencës në prokurimet publike dhe përjashtimi i kompanive prestigjioze europiane nga garat shtetërore në vend.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Së dyti, janë këto të gjitha nga Open Tender EU, organizatë kjo e besueshme e BE.

Po kriteri i transparencës?
Kriteri i transparencës është shumë i ulët. Vlerësohet gjithsej 54.5 pikë, ndërkohë që sistemi elektronik është përdorur nga viti 2010.
Pra, tregon që këta ia mbyllin sytë sistemit elektronik. Këta e zhurmojnë sistemin elektronik.
Treguesi i transparencës ka një rënie katastrofale.
Por ka edhe një tregues tjetër. Treguesi i mafies. Mbajeni shënim.
Ky tregues, thotë, se mafia qeveritare shqiptare, në ligjin e mafies dhe jo në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri.
Narkoqeveria Rama, është rasti i vetëm, kur në listën e kontraktorëve me tendera me vlerë të konsiderueshme, nuk ka asnjë fitues kompani nga vendet e BE apo kompani prestigjioze. E ndaluar!
Kjo është një shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). 
Injorimi i këtij fakti është një akt i rëndë që dëmton shumë, për aq sa mund të dëmtojë Shqipëria tregun.
Në MSA, Shqipëria është e detyruar të trajtojë si të barabartë investitorët, kompanitë që paraqiten në garat brenda vendit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco