'Integrimi nuk bëhet me raporte fasadë'/ Vokshi: Qeveria fsheh të vërtetën për procesin e anëtarësimit në BE

'Integrimi nuk bëhet me raporte fasadë'/ Vokshi: Qeveria fsheh të vërtetën për procesin e anëtarësimit në BE

10:15, 12/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Komisionin e Jashtëm Nënkryetarja,  Albana Vokshi, ka debatuar ashpër mbi raportin e Këshilli i Ministrave për procesin e anëtarësimit dhe integrimit të Republika e Shqipërisë në Bashkimi Evropian për vitin 2025 dhe periudhën katërmujore janar–prill 2026.

Vokshi deklaroi se raporti nuk është realist dhe pyeti Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka, nëse edhe vetë ajo e beson raportin e qeverisë.
Sipas saj, nuk ka asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa asnjë nga kriteret bazë për integrimin nuk është përmbushur.

“A i besoni ju vetë ato që na i paraqitët si arritje? Problematikat i kemi të gjithë mbi supe. Çdo qytetar e ndjen peshën e korrupsionit. Sa më shumë korrupsion, aq më pak shërbime. Sot vendi ndodhet në varfëri të thellë dhe këtë e thonë institucionet ndërkombëtare. Referojuni raportit të Komisioni AFET,  aty ka një listë të gjatë çështjesh, por ju nuk e merrni për bazë. Nuk i referoheni as raportit të OSBE/ODIHR, pra po shpërfillni raportet ndërkombëtare. Ju këtë proces e trajtoni si sekret. Kjo është pyetja më e rëndësishme: cilat janë kushtet? Si mund të bëhet vlerësimi pa i ditur këto detaje?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco