Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

SYRI TV/ Dhuna e policisë ndaj ekipit të Syri TV, Safe Journalists: Marsi Korreshi u godit me ujë me presion

15:17, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhuna policore gjatë protestës së opozitës, ndaj grupit të xhirimit dhe gazetares së Syri Tv Marsi Koreshi ka sjellë reagime të forta ndërkombëtare nga organizatat e gazetarëve. Rrjeti ndërkombëtar Safe Journalists ka dënuar sulmin  e policisë, teksa ka theksuar në reagim se autoritetet e kanë detyrim garantimin e sigurisë për ekipet e mediave.

SYRI TV

Rrjeti ndërkombëtar i gazetarëve SAFE JOURNALISTS ka dënuar sulmin e policisë ndaj ekipit mediatik të Syri TV gjatë protestës së fundit kombëtare të Partisë Demokratike. Në reagim theksohet se policia ka goditur me ujë presion në afërsi gazetaren e Syri Tv Marsi Koreshi dhe operatorin Armand Varfi.

Safe Journalists thekson se gazetarët nuk duhet të bien pre e rreziqeve joproporcionale dhe autoritetet e kanë obligim që të garantojnë sigurinë e tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim pas incidentit gjatë protestës së Partisë Demokratike, të zhvilluar në Tiranë më 8 maj 2026, ku ekipi mediatik i Syri TV u prek nga përdorimi i ujit me presion nga policia, ndërsa po raportonte drejtpërdrejt nga protesta. 

Gazetarët, operatorët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë të medias duhet të jenë në gjendje të raportojnë nga tubimet publike dhe protestat pa u ekspozuar ndaj rreziqeve joproporcionale. Autoritetet kanë detyrim të garantojnë që gazetarët dhe punonjësit e medias të mund të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë të sigurt, përfshirë gjatë demonstratave me tension politik

Në përfundim të reagimit të tyre, Rrjeti SafeJournalists shprehu solidaritet me gazetaren Marsi Korreshi, operatorinArmando Varfi dhe të gjithë gazetarët e punonjësit e medias që mbuluan protestën në kushte të vështira

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco