Pas më shumë se tre orësh fjalime, protestuesit kanë nisur marshimin edhe në këtë ditë të protestës.
Nën thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë, një lumë protestuesish ka lënë bulevardin për t’u drejtuar drejt një destinacioni tjetër, i cili mbetet ende i panjohur. Organizatorët kanë zgjedhur çdo mbrëmje itinerare të ndryshme për marshimin, duke e bërë të paparashikueshme lëvizjen e turmës.
Protesta e sotme është karakterizuar nga një pjesëmarrje e lartë qytetarësh, ku bie në sy prania e madhe e shqiptarëve të ardhur nga diaspora për t’iu bashkuar tubimit.
Pamjet live tregojnë mijëra protestues që marshojnë në rrugët kryesore, ndërsa thirrjet kundër qeverisë vijojnë të dominojnë atmosferën e protestës.
© SYRI.net