Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar me një postim në Facebook, duke ngritur pyetjen nëse Ambasada Gjermane do të mbajë të njëjtin standard reagimi edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama.
Në postimin e tij, Vasili shkruan: “A do reagojë Ambasada Gjermane? Lexojeni vetë se si Rama shan e hedh baltë pa fund për Gjermaninë dhe thotë: ‘Gjermanët dolën në krah të molotovarëve’”.
Ai rikujton reagimin e Ambasadës Gjermane më 23 mars, kur dënoi dhunën gjatë protestave, duke cituar deklaratën: “Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme”.
Sipas Vasilit, nëse Ambasada Gjermane nuk reagon edhe ndaj deklaratave publike të Ramës, atëherë krijohet përshtypja se ajo po mban standard të dyfishtë dhe po i nënshtrohet presionit politik.
Postimi i Vasilit:
A do reagoje Ambasada Gjermane?
Lexojeni vete se si Rama shan e hedh balte pa fund per Gjermanine dhe thote: " Gjermanet dolen ne krah te molotovarëve".
Kjo Ambasada gjermane a do te reagoje siç reagoi kunder opozites sic ne 23 mars kur tha: "Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme".
Po qe se Ambasada Gjermane nuk reagon ndaj baltes publike, qe i hedh asaj Edi Rama te gjithe kane te drejte te thone se i eshte nenshtruar presionit te tij.
© SYRI.net