Padia për shpifje/ Balla s’guxon të përballet me Berishën në gjyq, shtyhet seanca

Padia për shpifje/ Balla s’guxon të përballet me Berishën në gjyq, shtyhet seanca

10:37, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca e padisë për shpifje mes liderit të opozitës, Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PS,  Taulant Ballës, është shtyrë.

Sipas burimeve për mediat, shkak u bë mungesa e Ballës, i cili  kishte paraqitur në gjykatë një kërkesë për shtytje, pasi e kishte të pamundur të vinte për shkak të angazhimeve në grupin parlamentar.

Kreu i PD, Berisha kishte paraqitur me prokurë të posaçme avokatin mbrojtës, Genc Gjokutaj.

Gjykatësi Besmir Stroka caktoi datën 22 maj ora 10:00 për seancën e radhës.

Berisha u padit nga Balla pas publikimeve të bëra nga ana e tij në rrjetet sociale, ku akuzonte Ballën se kishte ndikuar në lirimin nga qelia të Marjo Çelës, vëllait të Suel Çelës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco