I ftuar në emisionin Syri i Botës, gazetari Nefail Maliqi foli mbi referendumet dhe debatet për përdorimin e parasë fizike në Zvicër, ku u shpreh se qytetarët zviceranë votuan masivisht për të garantuar që kesh-i të mbetet i vlefshëm dhe i përdorshëm, duke e përfshirë në kushtetutë.
Maliqi theksoi se kjo është një fitore për lirinë individuale dhe privatësinë, një sinjal mosbesimi ndaj një sistemi plotësisht dixhital dhe një mbrojtje e traditës zvicerane për autonomi dhe kontroll qytetar.
Ai vuri në dukje se vendimi nuk ndalon pagesat dixhitale, por siguron që qytetarët të kenë gjithmonë mundësinë të përdorin para fizike, duke ruajtur ekuilibrin mes inovacionit financiar dhe të drejtave bazë të individit.
Pjesë nga deklarata:
Më 8 mars të këtij viti, qytetarët zviceranë i thanë po monedhës zvicerane, të lirë dhe të pavarur, në formën e monedhave ose cash. Referendumi në fjalë u kërkua nga një iniciativë popullore nga aktivistë dhe grupe qytetarësh, i prirë nga Lëvizja Zvicerane për Liri, që donin të mbronin përdorimin e parasë kesh, apo siç themi ndër ne, para në dorë. Debatet ishin të larmishme kundër iniciativës pro kesh. Ata që ishin pro thoshin se paraja fizike garanton liri personale dhe privatësi, mbron qytetarët nga kontrolli i tepërt shtetëror ose bankar, dhe siguron akses për të gjithë, përfshirë të moshuarit ose ata pa akses në teknologji. Ata të tjerët që ishin në kundërt thoshin se ekonomia po shkon drejt pagesave dixhitale, që janë më efikase dhe më të sigurta. Pastaj kufizimi i ndryshimeve mund të pengojë inovacionin financiar. Kesh lidhet gjithashtu edhe më lehtë me ekonominë informale dhe evazionin fiskal. Pra, nuk ishte thjesht një çështje teknike, por një debat më i gjerë mbi privatësinë, kontrollin ekonomik dhe të ardhmen e sistemit financiar.
Referendumi në Zvicër për mbrojtjen e parasë kesh u miratua nga votuesit, ku shumica, domethënë pjesa dërrmuese e qytetarëve, votuan pro iniciativës, duke mbështetur përfshirjen në kushtetutë të një garancie që parja fizike, monedhat dhe monedhat duhet të vazhdojnë të ekzistojnë. Shteti nuk mund të eleminojë lehtësisht keshin. Tash shtrohet pyetja, si u komentua? U komentua në mënyra të ndryshme. Ishte një fitore për lirinë individuale dhe privatësinë, një sinjal mosbesimi ndaj një sistemi plotësisht digjital, dhe ruajtja e një tradite të fortë zvicerane për autonomi dhe kontroll qytetar. Kundërshtarët argumentuan se vendimi është më shumë simbolik sesa praktik. Nuk ndalon zhvillimin e pagesave elektronike dhe mund të ngadalësojë modernizimin financiar në plan afatgjatë. Po çfarë do të thotë për Zvicrën? Keshi mbetet i garantuar me ligj kushtetues, pra nuk mund të hiqet pa një tjetër votim popullor.
Banka Qendrore dhe institucionet duhet të sigurojnë që paraja fizike të jetë gjithmonë në qarkullim. Megjithatë, pagesat dixhitale vazhdojnë të rriten normalisht. Referendumi nuk i ndalon ato. Pra, Zvicra nuk po refuzon teknologjinë, por po vendos një siguri tek qytetarët, që të kenë gjithmonë mundësinë të përdorin para fizike, para në dorë.
Gjeneva, si qendër ndërkombëtare në Zvicër, votoi pro keshit. Nuk erdhi nga një arsye e vetme, por nga një kombinim faktorësh kulturorë, praktikë dhe politikë. Shumë qytetarë zviceranë janë tradicionalisht të ndjeshëm ndaj mbrojtjes së të dhënave personale. Keshi shihet si një mënyrë pak më anonime e pagesës. Tradita dhe kultura financiare në Zvicër ka një histori të fortë të përdorimit të keshit dhe kujdesit ndaj stabilitetit monetar. Për shembull, në kantonin e Gjenevës rezultati ishte pak më entuziast për pro, në krahasim me kantone të tjera dhe mesataren kombëtare. Zona urbane në Gjenevë ka pasur përdorim më të lartë të pagesave dixhitale, është më e hapur ndaj inovacionit financiar dhe zakonisht voton me skepticizëm ndaj iniciativave konservatore. Megjithatë, edhe aty pati mbështetje të konsiderueshme për ruajtjen e keshit, edhe pse më e ulët se në zonat rurale ose kantonet më konservatore, sepse Gjeneva është një qytet qendër ndërkombëtare.
Këtu duhet bërë një saktësim i rëndësishëm. Zvicra nuk ishte pjesë e një vale referendumesh identike në vende të tjera për keshin. Rasti i Zvicrës është disi unik për shkak të sistemit të saj të demokracisë direkte. Në shumicën e vendeve nuk u mbajtën referendume kombëtare për përdorimin e keshit. Ka pasur debate politike në vende si Suedia, Norvegjia, Gjermania, Italia, Franca e të tjera, por jo votime popullore.
Situata në Zvicër është interesante sepse ndodhet në mes. Kesh mbetet shumë i përdorur, por pagesat dixhitale po rriten shpejt. Sipas të dhënave më të fundit, 30% e pagesave bëhen me para fizike, transfere bankare direkte 35%, pagesa mobile si Twint ose Apple Pay 30%, dhe karta krediti 17%. Sot, kesh nuk është më metoda kryesore, por mbetet një nga më të rëndësishmet.
Ne gazetarët duhet ta njohim përdorimin e keshit. Gjasat i kemi me në xhepa, nuk i kemi asgjë. Por normal i përdorim: herë kesh, herë me karta banke. Por jemi mësuar mbi 50 vite, dhe ndonjëherë me kesh e di më mirë xhepin tënd, sa ke dhe sa s’ke. Me kartë nuk e di dhe mund të harxhosh pa dashje. Megjithatë, shumica e zviceranëve duan që keshi të mbetet opsion i gjallë.
Referendumi për keshin u nxit nga Lëvizja Zvicerane për Liri, e cila nuk është aktive vetëm në këtë çështje, por ka ndërmarrë edhe disa iniciativa të tjera politike në vitet e fundit. Kjo iniciativë u mbështet nga qarqe konservatore ose skeptike ndaj dixhitalizimit të plotë të ekonomisë. Për fund, mund të themi se referendumi kishte për qëllim garantimin e ekzistencës së parasë fizike në kushtetutë, shmangien e një ekonomie plotësisht dixhitale dhe mbrojtjen e frangut zviceran, paraja zvicerane.
© SYRI.net