Eksperti i IT-së Erion Demiri, i ftuar në studion e “SYRI I BOTËS” në SYRI TV me moderatoren Dori Daka, ka komentuar gjerësisht figurën e Alex Karp dhe ndikimin në rritje të kompanisë së tij, Palantir Technologies, duke e cilësuar atë si një nga strukturat më të rëndësishme teknologjike në vendimmarrjen amerikane dhe zhvillimet globale.
Sipas Demirit, Alex Karp nuk është thjesht një biznesmen, por një figurë me ndikim të fortë në qarqet teknologjike dhe politike, veçanërisht në dy vitet e fundit, ku është shfaqur hapur si mbështetës i avancimit të shpejtë të inteligjencës artificiale.
Ai theksoi se Palantir, edhe pse për vite me radhë ka operuar me bilance negative, është shndërruar në një aset strategjik për institucionet më të rëndësishme amerikane, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe agjencitë e inteligjencës.
Sipas ekspertit, kompania ofron sisteme operative dhe vegla softuerike të avancuara që përdoren për përpunimin masiv të të dhënave, analizën strategjike dhe marrjen e vendimeve kritike, sidomos në një kohë kur inteligjenca artificiale dhe konfliktet globale po ndryshojnë mënyrën si zhvillohet gjeopolitika.
Demiri ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi shtrirjen reale të ndikimit të kompanisë, duke sugjeruar se roli i saj mund të shkojë përtej asaj që publikohet zyrtarisht. Në analizën e tij, Demiri e cilësoi Alex Karp si një figurë kontroverse, shpesh me deklarata ekstreme, por theksoi se qëndrimet e tij nuk duhen parë si të rastësishme.
Një nga pikat më të forta, sipas tij, është ideja se epoka e armëve bërthamore po lë vend për epokën e inteligjencës artificiale.
Sipas ekspertit, debati i hapur nga Alex Karp nuk është më vetëm një debat teknologjik, por një diskutim mbi të ardhmen e luftës, politikës globale dhe mënyrës se si teknologjia do të përcaktojë ekuilibrat e rinj botërorë.
Demiri:
Njëherë të flasim njëherë kush është Alex Karp. Alex Karp është një biznesmen. Sot njihet si një biznesmen, është një person i cili ka qenë një person aktiv, pra në shumë rrëthe politike, nuk ka pasur asnjëherë një rol politik, por ka qenë një nga zërat goxha të fortë pro teknologjisë dhe sidomos këto dy vitet e fundit pastaj ka dalë haptas, pro zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe ecjes pra me hapa shumë të shpejtë, duke themeluar para shumë vitesh më parë, Palantir Teknologjisë, e cila duhet të themi është një kompani që për shumë vite ka qenë, bilancat e saj kanë qenë negative, pra ka qenë një kompani e cila normalisht nuk nxirrte fitime, po të shikojë në këtë aspekt. Ai është bërë një emëtar goxha i rëndësishëm për faktin se Palantir Teknologjisë ka qenë kompania dhe vazhdon të jetë nga kompanitë të cilat sot janë më të ë futura dhe më të shfrytëzuara nga qoftë Ministria e Mbrojtjes Amerikane, qoftë të gjitha agjencisë e inteligjencës amerikane.
Që do të thotë, ai ofron, kjo kompani ofron software, ofron pjesën e programeve, ka diku në mos gaboj diku te katër sisteme operative që ajo ka zhvilluar, ofron vegla softwareke, pra pjesën e programeve të cilat përdoren nga të gjitha këto agjenci dhe qeveria amerikane për të përpunuar të dhëna, për të marrë vendime, për të dalë në përfundime goxha të rëndësishme dhe sidomos në këto dy- tre vitet e fundit pas inteligjencës artificiale dhe konflikteve që ndodhen në botë, vendime shumë të rëndësishme për mënyrën se si po zhvillohet tërë gjeopolitika, pra gjithë politika dhe konfliktet sot në botë.
Së pari, pse në këtë moment? Mendoj që herët a vonë, Aleks Karpi, jo vetëm si person, por Palantir teknologjisë dhe gjithçka që është pas saj, se duhet të kemi parasysh që jo rastësisht një kompani bëhet kaq e rëndësishme për politikën amerikane dhe është pikë referuese nga agjenci kaq të rëndësishme. Pra, duhet të kemi parasysh që kemi të bëjmë me një historik të gjatë, kemi të bëjmë me pozicione goxha të rëndësishme ku pika kryesore është përpunimi i të dhënave. Pra, është një kompani e cila ka në dorë sot sasinë më të madhe të të dhënave të një sasie shumë të madhe shtetasish.
Normalisht, sipas ligjit, ajo duhet të ketë vetëm të shtetasve amerikanë, kaq dimë ne të deklaruar, por kuptohet që vendimmarrje të tilla, kaq të mëdha, kaq të rëndësishme, kanë të bëjnë me konflikte që zhvillohen nga krahu tjetër i botës, nuk ka sesi të kenë të bëjnë vetëm pra me këtë pjesë, me shtetasit amerikanë. Pse Aleks Karp? Duhet, po ta studiojmë pak këtë figurën e tij, ai ka qenë gjithmonë një figurë kontroverse, ka qenë një person i cili në përgjithësi ka qenë ekstremist në mënyrën se si shprehej. Mendoj që gjërat që thotë, sigurisht nuk janë të pamenduara. Këtë gjë duhet ta kuptojmë. Pra, janë gjëra të cilat futen pas, nuk përfaqësojnë vetëm personin e tij sigurisht.
Kjo është dhe arsyeja sepse nëse askush nuk merret duke analizuar se çfarë thotë një person i cili thjesht thotë diçka nga mendja e tij. Pra, kuptohet që kemi të bëjmë me diçka goxha të rëndësishme, prandaj edhe ky debat kaq i madh dhe ky që quhet si tip, pra, këto pikat që janë dhënë aty që faktikisht, po ta lexosh librin, sigurisht nuk dalin kaq qartë, ata, prandaj e kanë mbledhur në këtë manifestin e tyre, janë pika goxha të rëndësishme ku ne fillojmë dhe lexojmë dhe më saktë kuptojmë se si do të jetë e drejtuar politika dhe sidomos teknologjia amerikane në vitet që do vijnë. Një nga ato pikët aty thotë që tashmë ka mbaruar era e armës bërthamore dhe kemi përpara atë që ne quajmë era e inteligjencës artificiale dhe armëve të krijuara nga kjo.
Kjo është diçka që nuk diskutohet aty, ata nuk diskutojnë atë që normalisht ne e kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi që gjëja e parë ku do të përdoret inteligjenca artificiale do të jetë në krijimin e armëve.
© SYRI.net