‘Dita e Nënës’, thërret miratimin e ‘Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore’

‘Dita e Nënës’, thërret miratimin e ‘Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore’

11:05, 10/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Tritan Shehu/

Sot është Dita e Nënës, figurës më sublime të njerëzimit, që së bashku me atë të Babait janë themel jo vetëm i Familjes, edukimit të fëmijëve, shoqërisë, por dhe i ekzistencës sonë vetë.

Secili nga ne vjen nga një Nënë e nga një Baba, kjo është familja, baza e shoqërisë, në çdo formë të saj.

Jashtë kësaj të vërtete të madhe nuk do kishte asgjë, as riprodhim biologjik, as Jetë.

Prandaj fjala Nënë, e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me atë Baba, janë të pa zëvendësueshme, të pa tjetërsueshme, për ata që i kanë biologjiket, por dhe për ata qe i kanë humbur, apo zëvendësuar me adoptive. Jeta është e tillë.

Të kërkosh të shkatërrosh keto Ligje të Natyrës a Perëndisë, të sanksionosh gjininë ideologjike në vend të asaj biologjike, do të thotë dhe të shkatërrosh kuptimin sublim të Fjalës Nënë.

Të ligjërosh që një ditë Nëna tuaj mund të vijë në shtëpi e të të thotë që tashmë jam Mashkull, apo Babai juaj Femër…

Dhe prandaj mos na quaj më Nënë e Baba, por Prindi 1, 2, pa ditur as se kush është “njëshi e dyshi”!

Që një Mashkull të kërkojë të martohet me një mashkull tjetër se deklaron që ndjehet Femër tashmë e më tej përsëri mund të “transformohet” në mashkull a diçka tjetër…

Është një listë e gjatë këtu “transformimesh” me dhjetëra përcaktime, që shkatërron fjalët sublime Nënë dhe Baba, familjen e Shenjtë, krijon veçse konfuzion e rreziqe për fëmijët, e shoqërinë.

Dhe ky Projekt Ligj i paraqitur nga ne, kërkon të mbrojë Fëmijët e të rinjtë nga këto interferenca të rrezikshme veçanërisht për moshën, botëkuptimin e tyre, nivelin e arsyetimit, pjekurinë hormonale e seksuale që kanë.

Por kërkon gjithashtu të sanksionojë rolin e Nënës, Babait, Familjes në edukimin e fëmijëve.

Pra të mbrojë Fëmijët si pjesë e Familjes, misionin e saj të pa zëvendësueshëm në edukim e zhvillim.

Të konsolidojë ligjërisht këto kolona të shoqërisë, të të ardhmes së të gjithëve ne.

Të ekzistencës sonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco