Ish-infermierja me dekada kontribut, pa kujdes shëndetësor në fund të jetës, i biri: Nuk e pranon asnjë spital

Ish-infermierja me dekada kontribut, pa kujdes shëndetësor në fund të jetës, i biri: Nuk e pranon asnjë spital

11:09, 30/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër dëshmi tronditëse që nxjerr lakuriq dështimin e thellë të sistemit shëndetësor dhe braktisjen çnjerëzore që shteti shqiptar u bën qytetarëve të tij, vjen nga Altin Gjini, i cili përmes një videoje rrëqethëse në rrjetet sociale ka denoncuar agoninë e nënës së tij - një ish-infermiere me 57 vite kontribut në mjekësi - e lënë pa trajtim të specializuar në fundin e jetës.

Sipas denoncimit të tij, nëna, pjesë e brezit të parë të infermiereve të diplomuara në Vlorë, sot e paralizuar dhe me një plagë të rëndë në kokë, përballet me refuzim institucional dhe neglizhencë brutale vetëm për shkak të moshës së thyer.

Në vend që një shtet normal të garantonte kujdes dhe respekt për ata që i kanë shërbyer jetës së qytetarëve për dekada, realiteti shqiptar, është një sistem i kalbur ku mosha e tretë trajtohet si barrë, jo si dinjitet.

Gjini akuzon klasën politike si përgjegjëse për degradimin e një vendi ku qytetarët që kanë sakrifikuar jetën në shërbim të shoqërisë, përfundojnë të harruar, të pambrojtur dhe pa akses në shërbimet bazë.

Rasti i bërë publik është një tjetër goditje ndaj pretendimeve për “rilindje” apo përmirësim të shëndetësisë, ndërsa në terren familjet shqiptare përballen me mungesë trajtimi, spitale që refuzojnë pacientë vulnerabël dhe një administratë që shpesh perceptohet si e shkëputur nga realiteti i qytetarëve.

Ky denoncim i fortë ngre një pyetje të rëndë për qeverinë shqiptare: çfarë vlere ka propaganda për investime dhe reforma, kur një ish-infermiere me dekada shërbim endet mes dhimbjes dhe refuzimit?

Postimi i Altin Gjinit i shpërndarë nga faqja ">Disidentët:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco