'Bashkia po centralizon pasuritë publike'/ Çopja: 'Eco Rural Elbasan' instrument kontrolli politik mbi asetet e qytetit

09:51, 30/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryekëshilltarja e PD-së në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Bianka Çopja, ka denoncuar krijimin e shoqërisë së re aksionere “Eco Rural Elbasan”, miratuar më 28 prill vetëm me votat e mazhorancës socialiste, duke e cilësuar një vendim politik pa plan biznesi, pa konsultim publik dhe me rrezik për centralizimin e aseteve publike të qytetit.

E ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri TV, Çopja tha se përmes kësaj SHA-je, Bashkia synon të marrë nën kontroll tregjet, pyjet, kullotat dhe pasuri të tjera publike, ndërsa paralajmëroi se kjo mund të përdoret edhe për punësime politike me më pak kontroll institucional.

Ajo riktheu gjithashtu akuzat për “Eco Elb”, duke theksuar se qytetarët vazhdojnë të paguajnë 2600 lekë për ton për menaxhimin e mbetjeve, ndonëse incineratori nuk ka funksionuar kurrë.

“Është thjesht vendgrumbullim mbetjesh, jo incinerator,” u shpreh Çopja, duke shtuar se çështja është dërguar në SPAK dhe se opozita do të ndjekë të njëjtën rrugë edhe për “Eco Rural Elbasan”.

Çopja:

Në të vërtetë përveç incineratorit, që është SH.A-ja e parë që është hapur prej Eco Elbit, është në datën 28 prill në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, na është paraqitur në pikën tetë të rendit të ditës krijimi i një SH.A-je të re. Eco Rural Elbasan. Ndërkohë këtu nuk flasim thjesht për një akt administrativ, por flasim për një vendim politik, i cili ndikon direkt në fondet publike, në tregun lokal dhe në qeverisjen e qytetit.

Po, në jetën, direkt në taksat e qytetarëve. Çdo gjë është 100% publike. Kjo është 100% vendimmarrje politike nga Bashkia e Elbasanit. Që do të thotë çdo gjë më pas vendoset nga Bashkia e Elbasanit çfarë do të ndodhi me këtë SH.A. Por, më e keqja është që ka një, mbi të gjitha flasim për një krijim të një shoqërie tregtare pa një plan biznesi, pa një konsultim publik.

Në premtime thuhet për një zhvillim të bujqësisë, për një zhvillim të agroturizmit, për zhvillimin e pyjeve. Por si do ta bëjnë, pa asnjë plan? Pa asnjë, pa asnjë shqyrtim paraprak, pa asnjë konsultim publik, minimalisht një konsultim me personat e interesit, me banorët e zonës, me persona...

Një kontroll totalisht të plotë, ndaj aseteve publike që ka Elbasani. Por, unë besoj që një arsye tjetër është arsyeja nga kontrolli, nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, sepse ka evidentuar një rritje të numrit të administratës, dhe kryesisht në sektorin e bujqësisë. Dhe tani, dhe në fjalën e kryetarit n mbledhje është thënë që këta punonjës që ne kemi në administratë do të kalojnë nga administrata do të kalojnë në këto SH.A. Që do të thotë, një punonjës që është sot në administratë do të kalojë në këtë SH.A, dhe realisht do të ulet numri, për të treguar fiktivisht numri i ulët, por ndërkohë këto punonjës kalojnë në, në këtë SH.A-në e re.

Dhe, ndërkohë në një, në një SH.A, ne e dimë shumë mirë që kontrolli është shumë herë më i pakët. Sidomos nga Këshilli Bashkiak, ti nuk mund të marrësh informacion të detajuar dhe 100% të plotë nga një SH.A, ndërkohë që administrata nuk e bën dot në vitin zgjedhor. Ne jemi realisht në një vit zgjedhor dhe flasim, e krijojmë sot SH.A-në dhe më pas brenda këtij viti vazhdojmë bëjmë punësime politike, pa kontroll, pa asnjë gjë. Dhe më pas kemi dhe një problem tjetër që nuk mban askush përgjegjësi nëse kjo, kjo shoqëri tregtare del me humbje apo me fitim. Se fitimi nuk është parashikuar. Për sa kohë nuk është parashikuar fitim, do të thotë që humbja është e garantuar domethënë, dhe kjo ka treguar që SH.A-të janë të dështuara.

Atëherë buxhet, jo, kanë, ajo që na është paraqitur ka qenë vetëm vlera fillestare, kapitali fillestar prej 5 milionë lekësh, që është pretenduar që ky është kapitali fillestar, por pa asnjë sqarim për çfarë është ky kapital.

Por, logjikisht i bie të jetë vetëm për pagat e punonjësve deri në dhjetor. Vjen dhjetori, vjen, vjen përsëri buxheti i ri.

Problemi është që votat i kanë dhe duken ndonjëherë sikur trajtohet Këshilli si zgjatimi i zyrës së kryetarit. Dhe këtë madje ja kam, ja kam thënë dhe stërthënë në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, që këtu jemi mbi të gjitha për të bërë më të mirën e qytetarëve të Elbasanit. Këtu nuk jemi thjesht se sot tha kryetari i bashkisë diçka dhe këtu është çdo gjë okay. Jo nuk është. Nuk është. Duhet të marrim patjetër secili përgjegjësi për çdo vendimmarrje që merr.

Atëherë, qytetarët në të vërtetë nuk e, kur e kuptojnë në fakt që po, po këtë do thoja që në fillim, qytetarët në të vërtetë nuk kanë qenë të informuar në lidhje me këtë, me këtë shoqëri që po, po krijohet. Sepse nëse ti ja shpjegon një qytetari të thjeshtë që shiko çdo gjë që ti ke në qytet do kalojë në dorën e një personi të vetëm, që është bashkia, dhe automatikisht kryetari i bashkisë. Do të thotë që ti nuk ke më kontroll të as të pasurive të tua, as të aseteve, as të pyjeve, të kullotave, të çdo gjëje.  Do të thotë që tregjet kalojnë në dorë të bashkisë. Pyjet kalojnë në dorë të kësaj shoqërie, një hapësirë toke që normalisht mund të përdoret për një treg më vonë apo për një, për një biznes tjetër, mund të kalojë patjetër tek kjo SH.A-ja. Që nëse nuk ke vendim nga kjo shoqëri tregtare, do të thotë që dikush është përjashtuar automatikisht.

Siç ka marrë vendime në lidhje me Eco Elbin, që i kam dërguar çdo informacion dhe kallëzimet i kam dërguar deri në SPAK. Këtë luftë do ta vazhdoj dhe me Eco Rural-in, sepse duket që në fillimet e saj që është një vendimmarrje politike në dëm të qytetarëve të Elbasanit dhe në dëm të ekonomisë dhe qeverisjes së qytetit. Do vazhdoj bashkë me anëtarët e tjerë të Këshillit Bashkiak ta çojmë këtë çështje deri në fund. Dhe do ta luftojmë qoftë në Këshill, qoftë në organe të tjera kompetente që të paktën të kemi të mundur një informacion të saktë se çfarë po ndodh. Sepse shumë herë mendohet, jo nuk jemi kundër zhvillimit ekonomik të qytetit, por duhet transparencë se çfarë po ndodh. Çfarë do bëhet? , çfarë është parashikuar? Se nëse do të ishte dikush tjetër, privat, këto do kërkoheshin përpara se të vinte miratimi. Gjithë projekti. Gjithë projekti. Ndërkohë ne s'na ka ardhur asnjë projekt. Thjesht kemi sjellë për miratim. Si mund të sjellësh për miratim një shoqëri tregtare pa e sjellë për diskutim dhe të bësh një mbledhje më parë për ta diskutuar, për ta shqyrtuar, çfarë janë të mirat, anët negative, dhe pastaj vendoset nëse mund ta kalojnë.

Në fakt është thjesht një vend grumbullim mbetjesh, edhe incinerator nuk i thuhet dot. Sepse nuk ka ndodhur kurrë incinerimi.  As kapsulim e asnjë gjë domethënë. Dhe kur erdhi në mbledhje para dy mbledhjeve në Këshillin Bashkiak kalimi i kontratës së Eco Elbit, të njëjtën gjë i kam thënë administratorit, dakord meqënëse incinerimi nuk po ndodh, pse është ende 2600? 2600 lekë për tonë vazhdon të jetë kjo tarifë. Qytetarët e Elbasanit vazhdojnë të paguajnë këtë tarifë. Por dhe kur ka qenë objekt i kontratës incinerimi nuk...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco