PD nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit, më 30 maj Kuvendi kombëtar

18:17, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

PD po finalizon riorganizimin e saj të brendshëm. Pas zgjedhjes së krerëve të degeve, çelen edhe procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së. Vendimi është marrë nga Komisoni i Zgjedhjeve në selinë blu, ku është vendosur si afat final për paraqitjen e kandidaturave, data 30 prill. Po kështu përcaktohen edhe kriteret e kandidimit, ku spikat roli dhe kontributi në parti, eksperienca mbi 10 vjeçare, lufta me regjimin, dhe pastërti e figurës. Ndërkohë me  30 maj PD do të thërrasë edhe kuvendin komnbëtar, ku veç organizimit do të flitet edhe për vijën e aksionit opozitar.

Nga SYRI TV

PD  po shkon drejt fazës finale   të rioganizimit. 

Pas zgjedhjeve në degë, kanë nisur zyrtarisht proceduarat edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj. 

Vendimi është marrë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale  ku janë përcaktuar edhe kriteret dhe afatet për kandidatët  bazuar në statutin e PD.

Afati për dorëzimin e kërkesave për kandidim është caktuar data 30 prill 2026, ora 12:00. Ndërkohë kandidimi për kreun e ri të PD,përfshinë një sërë kriteresh me të cilave, edhe detyrimi për të qenë anëtarë të PD-së me një profil të lartë publik dhe politik, si dhe me një angazhim të paktën 10-vjeçar në parti.

Po ashtu, kërkohet eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në beteja politike dhe për çështje qytetare.

Një tjetër kusht i vendosur është përmbushja e kritereve të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen ose ushtrojnë funksione publike. Dokumentacioni për kandidim duhet të dorëzohet pranë KOKOE dhe përfshin kërkesën me shkrim, shprehjen e interesit dhe curriculum vitae, ndërsa kërkohet gjithashtu edhe formulari i plotësuar i pastërtisë së figurës.

Nderkohë PD ka  vendosur që të thërrasë dhe Kuvendin kombëtar më 30 maj, ora 11:00 në selinë blu, ku veç organizimit të brendshëm do të flitet edhe mbi situatën politike në vend, sfidat e integrimit evropian, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Në fokus do të jetë edhe përcaktimi i vijës së aksionit politik të PD-së, ndërsa pritet prezantimi i ndryshimeve statutore nga grupet e punës përkatëse.

Në axhendë përfshihen platforma për dixhitalizimin dhe modernizimin e partisë, si dhe organizimi i strukturave të saj në diasporë.Gjatë këtij Kuvendi do të zgjidhen dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco