Pastrimi i parave ka arritur në nivelin me te lartë në 10 vitet e fundit ne Shqipëri. Ne vitin 2025 janë regjistruar 520 vepra penale te pastrimit te parave. Strategjia Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026–2030 pranon se krimet financiare po sofistikohen për shkak të teknologjisë dhe globalizimit.
Sipas saj paratë e krimit në Shqiperi pastrohen në blerjen e pronave të paluajtshme apo duke u vendosur në emër të personave apo bizneseve të afërta me personin që gjeneron të ardhurat nga aktiviteti kriminal.
Syri tv
Pastrimi i parave ne Shqipëri ka arritur rekordin e 10 viteve të fundit në vend.Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2025 u regjistruan 520 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, me një rritje prej 11% krahasuar me vitin paraardhës. Ky është rekordi më i lartë i dekadës, duke rikthyer trendin rritës pas një periudhe dyvjeçare rënieje. Strategjia Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026–2030 pranon se krimet financiare po sofistikohen për shkak të teknologjisë dhe globalizimit.
Dokumenti zyrtar identifikon disa skema kryesore të pastrimit të parave, pastrimi i parave te përfituar nga aktivitet kriminale te trafikut te drogës, mashtrimeve kompjuterike, evazioneve fiskale apo korrupsionit. Këto para pastrohen përmes investimeve në pasuri të paluajshtme, kalimi i tyre në llogari te persona të tretë individë brenda ose jashtë rrethit të ngushtë të personit që është gjenerues i të ardhurave kriminale.
Shqipëria po përballet me një intensifikim të skemave të pastrimit të parave, duke e kthyer këtë fenomen në një alarm serioz për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit. Monitor shkruan se këto shifra lënë hapësirë për tezën se pastrimi i parave mbetet i lidhur ngushtë me zhvillimin e tregut informal dhe përdorimin sidomos të pasurive të paluajtshme si instrument kryesor për futjen e këtyre parave në ekonomi.
© SYRI.net