Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhviloi një mbledhje me kryetarët e degëve, ndërsa në fokus të takimit ishte protesta kombëtare e 8 majit. Në nisje të fjalës së tij, lideri i opozitës, deklaroi se kjo protestë është një revoltë kundër vjedhjeve qeveritare dhe mbrojtjes që kryeministri po i bën aferave korruptive duke bllokuar drejtësinë. Berisha u shpreh se me votimin për imunitetin e Ballukut, Rama tregoi se ka kapur çdo pushtet dhe është bërë shumë i rrezikshëm për vendin.
Kreu i demokratëve u ndal edhe te afera e AKSHI-t, duke akuzuar kryeministrin dhe familjen e tij si përfituesit kryesor të tenderave. Berisha denoncoi edhe tjetërsimin e pronave nga Ergys Agasi dhe lidhjet e tij me ish –shefin e operacionales Oltjon Bistri.
Lideri demokrat deklaroi se në këto kushte, alternative e vetma e opozitës ngelet sulmi ndaj qeverisë.
Berisha ju kërkoi kryetareve të degëve të zhvillojne takime me qytetarët ndërsa theksoi se çelësi i suksesit i kryengitjes paqësore është organizimi.
© SYRI.net