Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

'Me dy standarde', Shehu: Çështja Meta, një drejtësi jo për drejtësi, por për revansh!

'Me dy standarde', Shehu: Çështja Meta, një drejtësi jo për drejtësi, por për revansh!

17:30, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, u shpreh se ajo që po ndodh me çështjen Meta nuk është një proces i zakonshëm gjyqësor, por një zhvillim që ngre shqetësime serioze për standardet e drejtësisë dhe respektimin e të drejtave themelore në vend.

Shehu thekson se mënyra e trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta, përfshirë izolimin dhe mënyrën e paraqitjes së tij në proces, sipas tij dëshmon një drejtësi me standarde të dyfishta dhe të ndikuar politikisht, duke e cilësuar situatën si tregues të një regresi demokratik.

Postimi:

Çështja Meta, një drejtësi jo për drejtësi, por për revansh!

Një drejtësi me dy standarde!

Sot, pas dy vitesh izolim antidemokratik, z. Metën e pamë brenda një kafazi…
Si një kriminel të rrezikshëm, vrasës të egër…

Ashtu si e pamë edhe kur u rrëmbye nga makina e tij!
Jo si një ish-student i Dhjetorit, ish-deputet, ish-kryeministër e ish-president,
që për akuzat e ngritura po gjykohet nga një drejtësi demokratike.

Por si një qytetar-politikan që po mbahet në paraburgim pa kufij e limite kohore.

Zhvillime këto të papranueshme për një demokraci europiane, ku dominon prezumimi i pafajësisë.
Ku qelitë e burgut dhe “kafazet” janë të rezervuara për ata që paraqesin rrezikshmëri të lartë për shoqërinë apo provat.

Unë mbështes çdo proces gjyqësor dhe i inkurajoj ato ndaj çdokujt mbi të cilin ngrihen akuza.
Por kërkoj të respektohen edhe të drejtat e njeriut, të të akuzuarit dhe prezumimi i pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë.
Të respektohet dinjiteti njerëzor edhe për ata që janë nën akuzë dhe në procese.

Kjo ndan demokracitë nga regjimet.
Dhe ajo që po ndodh me z. Meta është një tjetër simptomë e dhimbshme dhe alarmante e regjimit që është instaluar në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco