'Gjuha fyese ndaj shqiptarëve'/ Këlliçi i kërkon dorëheqjen ministrit Hoxha: Skandal i paprecedentë, kërko falje publike

11:20, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, duke publikuar një qëndrim kritik pas zhvillimeve të fundit që ai i konsideron problematike në komunikimet e brendshme lidhur me shqiptarët.

LEXO EDHE: Ministri Durmishi i ashpër ndaj Hoxhës: Kërko falje! I papranueshëm fjalori ndaj shqiptarëve. Tirana të japë shpjegime

Në postimin e tij, Këlliçi shprehet se situata nuk mund të justifikohet me arsye si “time zone të ndryshme” apo “dalja nga grupet e WhatsApp”, duke e cilësuar sjelljen e ministrit si të papranueshme dhe të dëmshme për imazhin institucional.

Ai kërkon që Hoxha të mbajë përgjegjësi politike, duke i bërë thirrje për dorëheqje dhe një kërkim faljeje publike.

Postimi i plotë:

Ferit nuk ke pse vazhdon e diskretitohesh!!!

Nuk të mbron dot as time zones të ndryshme dhe as dalja nga grupet e whatsapp! Je thjesht skandaloz dhe këtë po e fakton nga ora në orë!

Jep dorëheqjen dhe kërko falje publike për këtë turp e skandal të pashembullt!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco