Dega e Partisë Demokratike Pukë, ka zhvilluar ditën e sotme, 19. 04. 2026, zgjedhjet për kreun e ri të demokratëve në këtë qark.
Demir Hyseni është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike në degën e Pukës, pas një gare të ngushtë me kandidatin Ferit Ringaj.
Sipas rezultateve zyrtare, Hyseni ka marrë 275 vota, ndërsa Ringaj ka siguruar 230 vota.
Gjithashtu, janë regjistruar 13 vota të pavlefshme.
© SYRI.net