Nga Iva Grillo
Shqipëria është tashmë një shtet/regjim policor që ka hyrë në fazën e vet më të rrezikshme: atë skizofrenike.
Ndërkohë që kryeministri frikacak gjen gjithnjë arsye për t'ia mbathur nga Tirana sa herë ka protestë opozitare, ai sigurohet që shërbëtoret e vet besnikë (Drejtori i Policisë, Ministri i Rendit, etj) të projektojnë gjithë frikën e tij si nëpërmjet agresionit policor ashtu edhe atij verbal e psikologjik.
Qytetarët brenda vendit shteti policor i dhunon në çdo formë e i dëbon përditë, ndërsa ata që janë jashtë i fton "për vizitë", u shtron "një banket" dhe literalisht u merr fytyrën hua... për disa ditë.
Aq sa i duhet për të kaluar skandalet e radhës...
Situatë absurde, e mbi të gjitha një reflektim besnik i mendjes patologjikisht të sëmurë që drejton vendin.
© SYRI.net