Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e koalicionit global kundër Presidentit amerikan Donald Trump, një koalicion i krijuar në Barcelonë nga shefi i qeverisë spanjolle, Pedro Sánchez. Gjatë samitit dy-ditor, Rama u bë pjesë e udhëheqësve të majtë që u mblodhën për të kundërshtuar politikën e Trump, një iniciativë që mori pjesë edhe Aleks Soros, djali i Xhorxh Soros, një njeri i njohur për ndikimin e tij në qarqet e majta ndërkombëtare dhe mentor i Edi Ramës.
Në podcastin e tij të së dielës, Rama e minimizoi komentimin e tij mbi këtë samit, duke u përpjekur të fshihte para publikut shqiptar arsyen e vërtetë të pjesëmarrjes së tij, që është krijimi i një koalicioni global kundër Trump. Samiti u zhvillua pas paralajmërimeve të Sánchez për një "valë reaksionare" që po rrit tensionet ndërkombëtare, duke e pasuar me një kritikë ndaj të djathtës ekstreme dhe politikanëve që bëjnë thirrje për politika të ndarjes dhe urrejtjes.
Në këtë samit u përfshinë edhe liderë të tjerë të shquar, si Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, dhe Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, të cilët kanë pasur përplasje të mëdha me Trump për çështje si tarifat dhe migracioni. Përpos deklaratave politike të forta, një prej të ftuarve më të rëndësishëm ishte edhe Aleks Soros, i cili e theksoi në rrjetet sociale nderin për të mirëpritur udhëheqës dhe aktivistë progresistë nga e gjithë bota për Samitin e parë Global Progresist.
Megjithatë, edhe këtë herë, Rama ka preferuar të mbajë për vete informacionin për takimet me Aleks Soros, duke shmangur të publikojë fotografi apo detaje të tjera nga pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje.
© SYRI.net