Pasi përzuri nga Shqipëria më shumë se 1 milionë qytetarë, kreu i rilindjes është kujtuar të reagojë për forcën që ata kanë duke qenë në diasporë.
Edhe pse Samiti i organizuar me pompozitet në Tiranë nga rilindja ishte një dështim total, pasi sallat u mbushën me punonjës administrate të dërguar atje me urdhër, prapë kreu i rilindjes nuk shprehu asnjë keqardhje për kushtet optimale që u ka krijuar shqiptarëve që të braktisin vendin e tyre.
Asnjë lloj bilanci nuk u pa gjatë këtyre takime me “Diasporën” e Ramës. E vetmja gjë që u konstatua me një vështrim të shkurtër ishte braktisja e propagandës rilindase nga shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Në podkastin e tij të përjavshëm rama përsëriti ato që ka disa vite që I thotë.
Rama: Samiti i IV i Diasporës konfirmoi një ndryshim të qartë në raportin e Shqipërisë me diasporën. Kjo është diçka që ne e pame konkretisht ku në zgjedhje, diaspora mori pjesë në numër jo të vogël dhe konfirmoi mbështetje masive, për shkak të ndryshimeve dhe transformimit të Shqipërisë. Diaspora shqiptare është forca e shtuar e zhvillimit të vendit. Është realitet që lidhet me drejtpërdrejt me transformimin e Shqipërisë.
© SYRI.net