Berisha: Narkopolicia konfirmon përdorimin e verbuesit të ariut kundër demonstruesve paqësorë

Berisha: Narkopolicia konfirmon përdorimin e verbuesit të ariut kundër demonstruesve paqësorë

22:48, 18/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka postuar një reagim lidhur me sprain e përdorur nga policia kundër protestuesve dhe deputetëve demokratë gjatë protestës pasditen e djeshme. 

Berisha shkruan se policia po mashtron publikun lidhur me llojin e sprajt të përdorur gjatë protestës. Bombula e spray-t në dorën e policit që u përdor në terren është krejt tjetër nga ajo bombula që ka shpërndarë në media policia, gjoja të përdorur prej saj.

Mekanizmi i bombolës e provon këtë.

Nga shikimi i vëmendshëm konstatohet se mekanizmi i hedhjes së spray-t i bombolës në dorën e narkopolicit është mekanizmi tipik i bombulave të spray-t të verbuesit të ariut dhe është krejt tjetër nga mekanizmi i bombulës të shpërndarë për mashtrim nga policia.

Berisha mbyll reagimin duke dënuar me forcën më të madhe këtë mashtrim publik të ulët të narkopolicisë, e cila pasi ka kryer krimin kërkon të fshihet.

Reagimi

Të dashur miq,
për të përgënjeshtruar deklaratat e PD për përdorimin e verbuesit të ariut nga narkopolicia dje kundër protestuesve, sot pasdite ajo ka shpërndarë foto të spray-t që përdoret nga policia kundër protestuesve.

Por cilido që shikon me vëmendje foton e bombulës së spray-t në dorën e policit, konstaton se ajo është krejt tjetër nga bombula që ka shpërndarë në media policia, gjoja të përdorur prej saj.

Nga shikimi i vëmendshëm konstatohet se mekanizmi i hedhjes së spray-t i bombolës në dorën e narkopolicit është mekanizmi tipik i bombulave të spray-t të verbuesit të ariut dhe është krejt tjetër nga mekanizmi i bombulës të shpërndarë për mashtrim nga policia.

Dënoj me forcën më të madhe këtë mashtrim publik të ulët të narkopolicisë, e cila pasi ka kryer krimin kërkon të fshihet. Përdorimi i verbuesit të ariut kundër njerëzve është një vepër me pasoja të rënda kriminale, e ndaluar nga konventat ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco