Deputeti Klevis Balliu është një ndër deputetët viktimë e dhunës shtazore që policia ushtroi dje në protestën e thirrur nga opozita para kryeministrisë.
Në një intervistë për Syri Tv, me gazetarin Bled Marku, deputeti Klevis Balliu nënvizon se opozita nuk ka përballë një qeveri apo parti politike por një kartel droge të veshur me kostum zyrtar.
“Ne nuk kemi përballë një qeveri apo parti politike por një kartel me kostum zyrtar. Janë bërë një mal me fakte e prova që e lidhin këtë pushtet me drogën.
Ka 13 vjet që rritet vetëm droga dhe krimi, por njëkohësisht dhe votat e Partisë Socialiste. Sepse shkojnë bashkë. Sa më shumë drogë ka, aq më shumë vota merr PS-ja. Sa më shumë krim ka, aq më shumë vota merr PS-ja. Kjo është një parti që ka lindur për të vrarë, zotërinj. Ka vrarë për 50 vite. Kjo është parti që ka lindur në krim, për krim, ëndërron krim, prodhon krim. Kjo është PS-ja. PS-ja është krim. Sa më shumë krim, aq më e fortë PS-ja. Sa më shumë drogë, aq më i fortë është Edi Rama’ thekson Balliu.
Ai denoncon dhe pastrimin e parave përmes licencës së taksive
Doni të dini për pastrim parash? Se bëhen pastrim parash, kujtoni ju vetëm në ndërtim? Bëhet pastrim parash te taksitë. Keni parë ju sa ka shkuar numri i taksive në Tiranë? Nuk punojnë dot taksistat sot. Çdo ditë hapet një kompani e re taksish. Njëri i fut 100, njëri i fut 200. Po kush po i përdor moj këto taksi? Janë pastrim parash, zotëri. Ne jemi vendi në Europë për frymë popullsie me më shumë taksi. Ku ndodh kjo? Janë pastrim parash, po i marrin bukën e gojës qytetarëve që mezi e marrin atë licencën, duhet të presin shtatë vjet në radhë atje për të marrë një liçencë taksie. Kurse këto të tjerët e marrin 100 taksi menjëherë. Ku ndodh kjo? A ka ndonjë numër specifik Tirana siç e ka çdo vend në botë që sa taksi mund të kesh? Dhe nga ana tjetër këtej bëjnë atë tenderin e biçikletave për të vjedhur. Kanë bllokuar çdo rrugë dhe s'ka vend ku të kalojë ambulanca.
Sa i takon procedimit penal ndaj tij Balliu ka këtë përgjigje
Balluku vuri Skënder Hitajn. I vetmi drejtor policie i përmendur në raportin e OSBE - ODIHR. S'ma ka bërë policia e shtetit (padine). Ma ka bërë narko-policia. Narko-policia të vjetër në resht se m'i kanë bërë nja 500 procedime penale mua dhe duhet të ngrihet një prokurori më vete vetëm të merret me mua. Dhe s'më bën përshtypje fare, të vazhdojnë le t'i shtojnë.
Më kanë bërë nja 500 procedime penale mua dhe duhet të ngrihet një prokurori më vete vetëm të merret me mua. Dhe s'më bën përshtypje fare. Të vazhdojnë le t'i shtojnë. Për mua duhet të jemi të gjithë të qartë si shoqëri. Ky është problem kombëtar, është problem për fëmijët. Unë u bëj thirrje prindërve më së shumti, po ju them shkollat tona po inkriminohen.
© SYRI.net