Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar angazhimin e deputetëve të opozitës në aktivitetin e tyre politik, si në Kuvend ashtu edhe në protesta dhe në terren.
I pyetur nga Tonin Ndreu për një formë të re proteste simbolike para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se opozita është e hapur ndaj çdo forme proteste, por theksoi se prioritet mbetet efektiviteti i tyre.
“Mendoj se deputetët opozitarë po bëjnë të pamundurën për të përmbushur rolin e tyre si në parlament, ashtu edhe në protesta, ashtu edhe në bazë,” u shpreh ai.
Berisha shtoi se të gjitha format e protestës janë të mundshme, por duhet të zgjidhen ato që kanë ndikimin më të madh në raport me objektivat politike të opozitës.
Deklarata e plotë:
Tonin Ndreu: A mendoni se ka ardhur koha që deputetët opozitarë të vendosin 50 karrige tek kryeministria duke u ulur dhe pritur qytetarët?
Sali Berisha: Mendoj se deputetët opozitarë po bëjnë të pamundurën për të përmbushur rolin e tyre si në parlament, ashtu edhe në protesta, ashtu edhe në bazë.
Të gjitha format e protestave janë të mundshme, por duhet të ndjekim ato që kanë efekt më shumë.
© SYRI.net