Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për një sugjerim të bërë nga një nga përkrahësit e tij, Nikoll Ndreca, për të bllokuar hyrjen në parlament dhe të zhvillohen protesta pa fjalime, duke u ngujuar përpara dyerve të parlamentit.
Berisha falënderoi Ndrecën për sugjerimin dhe theksoi se kjo është një nga format më të shkëlqyera të protestave.
Ai shtoi se në kuadër të betejës që po zhvillon opozita, do të merren parasysh të gjitha format e mundshme të protestave për të kundërshtuar qeverinë dhe për të denoncuar abuzimet që po ndodhin.
Berisha e bëri të qartë se PD dhe mbështetësit e saj janë të vendosur dhe nuk do të heqin dorë nga veprimet për të sfiduar regjimin e Edi Ramës.
Deklarata për media:
Nikoll Ndreca: Thirrja ime është protesta pa fjalime te bashkuar dhe te ngujuar para parlamentit ne dite e nete me deputetet me popullin te bllokohet hyrja ne parlament mos te lejohet zhvillime seancash veç ne favorin e krimit te bllokohet hyrja.
Sali Berisha: Nikoll të falënderoj shumë për sugjerimin dhe kjo është një nga format më të shkëlqyera që ti sugjeron.
U siguroj se në këtë betejë ne do konsiderojmë të gjitha format e protestave.
© SYRI.net