Media ndërkombëtare: Shpërthejnë protestat kundër qeverisë në Tiranë

Media ndërkombëtare: Shpërthejnë protestat kundër qeverisë në Tiranë

08:48, 18/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata u përkeqësua pas një fjalimi nga lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. 

Momente tensioni u shënuan në Tiranë gjatë një proteste të organizuar nga opozita politike shqiptare kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas agjencisë së lajmeve ATA, një koktej Molotov i hedhur nga protestuesit goditi zyrën e kryeministrit, duke shkaktuar një zjarr pranë hyrjes. Situata u përshkallëzua pas një fjalimi të liderit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.

Policia reagoi duke shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe duke vendosur një kordon sigurie rreth zyrës së kryeministrit për të parandaluar afrimin e njerëzve te ndërtesa. Sipas “ATA”, protestuesit më pas u drejtuan drejt Parlamentit. Opozita po kërkon shpërndarjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco