Dhunoi në mënyrë barbare protestuesit paqësorë, shërbëtori i Ramës, Besfort Lamallari, falenderon policët për dhunën

Dhunoi në mënyrë barbare protestuesit paqësorë, shërbëtori i Ramës, Besfort Lamallari, falenderon policët për dhunën

22:18, 17/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbrëmja e sotme ka shënuar një moment të paprecedentë dhune ndaj qytetarëve paqësorë, grupeve të xhirimit të mediave dhe përfaqësuesve të opozitës nga ana e policisë së shtetit.

Dhuna e barbare e policisë jo vetëm që ishte joproporcionale si edhe herë të tjera, por mbrëmjen e sotme ishte edhe e paprovokuar në asnjë drejtim. Qytetarët hodhën vetëm disa flakadanë drejt godinës së kryeministrisë, një sjellje e zakonshme e tyre në çdo protestë, por në këtë moment policia është udhëruar të ndërhyjë brutalisht ndaj kujdo që i dilte para duke përdorur gaz lotsjellës, shkopa gome, spraj me piper, madje edhe plumba gome siç kanë dëshmuar pamjet e shumta të siguruara nga Syri të qytetarëve të goditur me plumba.

Dhe sigurisht nuk mund të pritej reagim më skandaloz se ky, ku ministri Brendshëm menjëherë ka dalë dhe ka falenderuar policët për dhunën bërbare ndaj qytetarëve të vendit të tij.

Reagimi skandaloz i Lamallarit:

Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari:

"Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.

Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco