Anëtari i Këshillit Kombëtarë, Aulon Kalaja është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Ai ndodhej së bashku me deputetët e PD-së në protestë kur policia në mënyrë agresive hodhi spraj dhe piper në fytyrë nga një distancë e afërt.
Syri Tv sjell videon e momentit kur Aulon Kalaja është ndjerë keq dhe qëndron i shtrirë në tokë në gjendje jo të mirë shëndetësore teksa disa persona i japin ndihmën.
Kalaja më pas është mbajtur në krahë nga disa persona dhe transportuar drejt ambulancës për të marrë trajtimin e duhur në spital. Në të njëjtën ambulancë me Kalanë është nisur drejt spitalit dhe deputeti Luçiano Boçi, i cili gjithashtu nuk është ndjerë mirë.
© SYRI.net