Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Zhulali: Integrimi i Shqipërisë në vendnumëro, procesi po pengohet nga bllokada politike

20:36, 10/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa qeveria shqiptare e paraqet procesin e integrimit europian si një çështje thjesht teknike që menaxhohet nga Komisioni Europian, të dhënat nga Brukseli tregojnë një realitet tjetër, një bllokadë politike që ka lënë Shqipërinë në vendnumëro.

Numri i shteteve anëtare që kanë shprehur shqetësime për ecurinë e vendit është rritur ndjeshëm, duke sinjalizuar pengesa serioze në rrugën drejt BE-së. Në një intervistë në SYRI TV me moderatorin Armela Ferko, Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, u shpreh se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim që prej muajit shkurt, kur nisi procesi për miratimin e raportit të IBAR. Ky raport është një kusht thelbësor për vazhdimin e negociatave.

‘Kur një vend nuk bën përpara dhe kjo situatë imponohet nga palët e tjera, në shqip kjo quhet pengim ose bllokim’, theksoi Zhulali, duke kundërshtuar narrativën e qeverisë që i cilëson vonesat si pjesë të një procesi rutinë.

Ilda Zhulalin: E para, ishte shumë e thjeshtë për ta kuptuar, një proces si ai i miratimit të raportit të IBAR-it, që është kusht për të vazhduar me mbylljen e negociatave për Shqipërinë, ka nisur që në shkurt të këtij viti. Ne ndodhemi në muajin prill dhe janë bërë disa seanca takimesh në nivelin e grupit të punës që quhet COELA në Bruksel dhe ky është një format i cili mblidhet çdo javë, disa herë në javë, madje tre herë ose katër herë, dhe çështja e Shqipërisë ka qenë për të gjithë këto javë në tryezat e tyre për diskutim. Ajo çfarë kemi mësuar, edhe nga mediat e tjera, jo vetëm mediat shqiptare, por edhe Radio Evropa e Lirë edhe European Western Balkans, të gjithë ata që raportojnë për çfarë ndodh në procesin e zgjerimit, kanë të njëjtin përfundim, që Shqipëria nuk ka arritur të bëjë përpara dhe t'i miratohet raporti i IBAR. Tani unë nuk e di se çfarë e quan ministri i jashtëm apo kryeministrin faktin kur një vend nuk bën përpara. Ne në shqip i themi vëndnumëro. Kur ky vëndnumëro të imponohet nga palët e tjera, atëherë ne në shqip i themi pengim ose bllokim.

Nëse këto pastaj janë fjalë jashtë fjalorit politik të ministrit të jashtëm dhe kryeministrit, ky është problemi i tyre. Por në logjikën e thjeshtë, ky proces ka vetëm këtë konkluzion. Që Shqipëria aktualisht është e penguar për të ecur më përpara dhe bllokim për këtë bën veçanërisht çështja e zonjës Balluku, por nuk është çështja e vetme, të cilën në fakt ministri i jashtëm e pranoi, kur tha që ne kemi një qëndrim të ndryshëm nga ai i Bashkimit Europian, dhe se qeveria shqiptare me sa duket ende nuk ka vendosur të ndryshojë qasje për këtë. Por po aq, ne kemi parë që dhe vendet anëtare nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj pozicionit të tyre të parë. Këtë gjë e kemi parë në mënyrë të qëndrueshme me Gjermaninë, që nuk kemi parë një qëndrim të ndryshëm, apo dhe me vendet e tjera që janë pas saj.

Jo vetëm kaq, por ne kemi parë që numri i vendeve që kanë ngritur shqetësime për Shqipërinë është rritur nga pesë në nëntë. Pra janë shtuar dhe katër vende të tjera. Siç e kam shpjeguar dhe herë tjetër, nga ana proceduriale, vendet anëtare që vazhdojnë dhe bëjnë pyetje shtesë, marrin kohën për t'i thënë Shqipërisë që ti duhet të bësh ndryshim në sjelljen tënde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco