Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

‘Kërkesa e dytë për Ballukun, e pashmangshme’/ Gazetari: Çështja po mbahet peng, protesta po shton presionin

18:56, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon, se zhvillimet e fundit në dosjen që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku e bëjnë të pashmangshme paraqitjen e një kërkese të dytë për shqyrtimin e çështjes.

Sipas tij, detajet e reja të bëra publike kanë shtuar interesin dhe reagimin qytetar.

Bushkolaj kritikoi mungesën e transparencës së institucioneve dhe akuzoi shumicën për zvarritje të procesit.

Ai u shpreh se presioni publik dhe protestat po luajnë një rol të rëndësishëm në nxjerrjen në dritë të informacioneve që, sipas tij, po mbahen larg vëmendjes së publikut.

Biseda në studio:

Meço: Në rast se SPAK-u, me atë çfarë dimë deri tani mund të rikërkojë autorizim...

Bushkolaj: Ne duhet të kemi parasysh se sa është zbardhur çështja e Ballukut nga Kuvendi në të kaluarën. Po po, dhe ne jemi përballë një skenari krejt të ngjashëm. Ajo është e pashmangshme pra me detajet e reja që kanë dalë në dosje që ne tashmë i kemi edhe publike dhe i kemi parë vetë, normalisht që është e pashmangshme që pritet të ketë një kërkesë të dytë.

Tani është thjesht çështje kohe, nëse zoti Peleshi po e mban peng për të evituar ato njerëz që janë në shesh, se duhet të kemi parasysh që të gjitha këto detaje vetëm rrisin numrin e protestuesve dhe rrisin audiencën për të kuptuar se çfarë ndodh. Edhe njerëzit kur shohin se si janë 700 miliardë euro të sekuestruara... kur ndërkohë 700 milionë euro një pjesë e madhe janë pasuar në kurriz të djersës së tyre, normalisht që do të nxiten e do të dalin. Se po kuptojnë... se këtu të kaluarën qeshnin e qanin apo e pashë që i dinin operatorët turistikë... po dilnin dhe po protestonin. Në fakt në vend që ato të protestojnë nga vrasja e konkurencës për paratë e Arubës, dilnin edhe protestonin kundër këtyre të rinjve që kanë dalë në shesh.

Meço: Po se si i ka vënë të gjithë kryeministri me politika të tilla në kushte mbijetese, në momentin kur ti e lë njeriun në kushte mbijetese, do ta trajtosh si të tillë.

Bushkolaj: Dëgjo, ne kemi parë... Sona, ne kemi parë se si këtu kontrollohet, kontrollohet gjithçka në pak duar. Është skandaloze ti të shohësh për shembull ish-ministrin e brendshëm që merr profilet e protestuesve edhe i nxjerr dhe i linçon publikisht. Ndërkohë sot një union i gazetarëve domethënë, që m'erdhi zorr kur e pashë, bëri një deklaratë që thoshte "protestuesit po ofendojnë gazetarët". Tani normalisht që askush nuk do të duhet të ofendojë gazetarët, por dhe nëpër disa panele do të duhet të mbahet një farë përgjegjësie kur vetëshpallur gazetarë linçojnë edhe ofendojnë protestuesit. Njëri prej tyre tha nëse në atë protestë fillon edhe flitet malokçe, ajo protestë u mbyll.

Këto, edhe Unioni i Gazetarëve pra, dhe këto të gjitha institucionet po vendosin me standard të dyfishtë. Ndërsa kur vjen te çështja e Ballukut, qartazi këtu kemi një mungesë vullneti të imponuar nga institucionet për të mos bërë transparencë. Kjo është faturuar herën e parë, është faturuar në rastin ngjashëm, është faturuar dhe në raste të tjera.

Meço: Po a janë të prekur nga SPAK-u? Këtë nuk dimë. Sepse u përfol, u tha, përpara një jave...

Bushkolaj: Duke qenë çështje delikate është shumë e vështirë që ne të japim një përgjigje konkrete nëse po, se nuk e kemi parë dokumentin. Duhet të kemi parasysh që ai shkon në Kuvend. Dhe janë dy institucione shumë hermetike, se dhe SPAK është hermetik. Se ne këtu kemi folur për SPAK-un jo më larg se javës që shkoi dhe para dy javëve, kemi folur dhe për këto dosje, dhe këto dosje dolën dhe u faturuan...

Vetë SPAK-ut. Dhe në rastin konkret këtu jemi, e kanë mekanizmin se ne po flasim për një maxhorancë që ka investuar shumë në propagandë. Dhe propaganda është edhe kjo, censurimi pra, është pjesë e propagandës së qeverisë. Kjo është ideja. Zoti Peleshi mund ta zvarriste çështjen me udhëtime, me takime, me seminare, se të garantoj që nëse nuk do kishte qenë kjo protestë, ne sot mund ta kishim atë dokument, të bërë publik ndoshta edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco