Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

I riu vendos në 'shënjestër' Ramën: Korrupsion galopant, ne do të hedhim poshtë regjimin e ngritur

19:57, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 17-të të protestave qytetare, i riu në shesh ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, duke e cilësuar sistemin aktual si të kapur nga korrupsioni dhe të shtrirë në të gjitha strukturat e shtetit.

Nga podiumi i protestës, ai ka deklaruar se qytetarët nuk mund të pranojnë më “shitjen e tokës dhe të moralit”, duke kërkuar çrrënjosjen e asaj që e quajti regjim të ngritur mbi padrejtësi.

Në fjalën e tij, ai ka akuzuar qeverinë se ka ndikuar negativisht në shëndetësi, arsim dhe drejtësi, ndërsa ka theksuar se protesta nuk synon të rrëzojë votën e lirë, por të përballet me, siç u shpreh ai, “sistemin e instaluar nga pushteti aktual”.

Në vijim, i riu i është drejtuar edhe qytetarëve skeptikë, duke i ftuar të bashkohen me protestën dhe të lënë, siç tha ai, rehatinë e përditshme për të kërkuar ndryshim. Në përmbyllje të fjalës së tij, nga turma janë dëgjuar edhe thirrje të forta politike, përfshirë “Rama burg, Berisha burg”, duke reflektuar tensionin e lartë në shesh.

Fjala e tij:

Të drejtat e shqiptarëve, nuk flasim kot, por ne i ngremë kur duan të na shesin. Ne i ngremë kur duan të shesin tokën tonë dhe moralet tona. Dhe ne nuk e lejojmë këtë gjë! Gjithashtu, dua të përmend që synimi ynë nuk do të jetë që të hedhim poshtë votën e lirë, por duhet të jetë që të hedhim poshtë regjimin që na kanë ngritur. Duhet të jetë që të marrim drejtësinë që ne nuk e kemi pasur dhe çrrënjosjen e korrupsionit që na e kanë imponuar. Na e kanë imponuar në strukturat mjekësore, në strukturat arsimore, gjithashtu edhe në strukturat e drejtësisë, dhe në çdo strukturë tjetër.

Por ai zotëria që kemi atje lart nuk e kupton që këto janë të drejta që na i ka dhënë Zoti. Dhe ne do të luftojmë për këto derisa t’i marrim të gjitha!

Për të mos u marrë më shumë kohë, dua t’ju jap edhe një mesazh për ata që janë ende skeptikë. Kanë shtatëdhjetë ditë që vijnë këtu në protestë, kanë shtatëdhjetë ditë që njerëzit vetëm rriten në numër. Dhe ai që thotë që Shqipëria nuk bëhet, ai vetë nuk bëhet! Ai që thotë që protestat nuk sjellin zhvillim, që protestat nuk sjellin ndryshim, hajde këtu me ne dhe provojeni!

Kështu që le të ngrihemi nga kafja dhe nga divanet ku jemi rehatuar shumë atje, le të vijmë këtu, sepse në qoftë se ne jemi rezistentë, në qoftë se ne jemi të patundur në të drejtën tonë, atëherë do ta shohim që Shqipëria bëhet dhe do t’i shohim të gjitha rezultatet që duam.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco